LAJMI I FUNDIT:

Problemet me fshikëzën e urinës

Problemet me fshikëzën e urinës

Një sëmundje e përhapur po aq sa edhe e fshehtë, pasi shoqërohet me ndjesinë e turpit dhe sikletit, problemet me fshikëzën e urinës prekin mbi të gjitha femrat (me një raport 3 në 10 në krahasim me meshkujt), të cilat në mënyrë të gabuar mendojnë se është një problem i pazgjidhshëm që lidhet ngushtësisht me moshën.

Prof.Ass. Arbër Neziri
urolog

tel. 044 136 774

Kjo sëmundje mund të mbahet nën kontroll, e madje mund edhe të shërohet, mbi të gjitha nëse ndërhyhet në kohë. Dhe që gjithë ky problem të zgjidhet, është e rëndësishme që ju të përballeni me këtë vështirësi duke iu drejtuar mjekut kryesor, gjinekologut ose urologut, që në sinjalet e para të shqetësimit.


Le të shohim mënyrat për t’u përballur me problemin.

Shkaku

Zakonisht kjo sëmundje, paaftësia e fshikëzës urinare për të mbajtur depozitimin e lëngjeve të trupit, prek personat pas moshës 50 vjeçare, por ka nga ata që vuajnë këtë sëmundje që në moshën 40-vjeçare.

Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet. Mënyra e thënë ‘me zor po e mbaj’, që prek kryesisht femrat, mund të shkaktohet nga: rritja e presionit abdominal, që verifikohet me një teshtimë, një kollë e lehtë ose thjesht ngritjen e një peshe. Por shkak mund të jetë edhe një ndërhyrje kirurgjikale, nga vjetrimi i qelizave, nga lindja e një fëmije, apo një sëmundje, si prostata, tek meshkujt.

Rasti i dytë i këtij problemi varet nga një lloj ndjeshmërie të lart të fshikëzës, kur nevoja e urinimit bëhet e parezistueshme. Bëhet fjalë për një situatë që mund të shkaktohet pa ndonjë shkak të caktuar, ose si pasojë e infeksioneve në rrugët e urinimit, nga ndërhyrje kirurgjikale në prostatë ose që lidhet me problemet neurologjike.

Është e këshillueshme që t’i drejtoheni mjekut që në shqetësimet e para që ndjeni, për të marr një diagnozë më të saktë.

Testet që duhet të realizoni janë analizat e urinës, mbjellja e baktereve që ndodhen në urinë dhe ekografi e barkut dhe aparatit urinar. Në këtë mënyrë, tek femrat është më e mundur që të shikohet problemi i vërtetë, i cili mund të jetë një ciste.

Ilaçet apo operacion?

Në rastet kur diagnostikohen problemet në fshikëzën urinare, mund t’i drejtoheni disa ilaçeve farmaceutike: substanca që ndikojnë mbi pjesën e ndjeshme, që kontrollon kontraktimet e fshikëzës. Personat që vuajnë nga fshikëza urinare kanë nevojë që të urinoj në 8 herë në ditë, me të paktën dy ngritje gjatë natës.

Në këto substanca gjendet një molekulë, tolterodina, që ul në mënyrë të ndjeshme frekuencën e urinimit, duke rritur aftësinë e fshikëzës që të ruaj lëngjet. Në rastet kur mjekimi me ilaçe nuk bën efekt, personat i drejtohen operacionit kirurgjikal, veçanërisht në rastet e sëmundjes së theksuar.

Aktualisht ekziston një teknikë e re kirurgjikale, që mbështetet në një anestezi lokale, e cila zgjat vetëm 30 minuta dhe i jep zgjidhje përfundimtare këtij problemi.

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga një shoqatë pacientësh që vuajnë nga ky problem shëndetësor, përfundimet tregojnë se ky problem ka një ndikim negativ në jetën emocionale dhe marrëdhëniet intime në çift, pasi shkakton ndjesinë e turpit, sjell mungesën e moskomunikimit dhe humbjen e intimitetit. /Telegrafi/
 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori