LAJMI I FUNDIT:

Prizrenasi qëllimisht shkel me veturë një person

Prizrenasi qëllimisht shkel me veturë një person

Policia e Kosovës njoftoi se një zënkë në mes dy qytetarëve të Prizrenit ka bërë që njëri nga ta qëllimisht ta shkel me veturë tjetrin.

Policia njoftoi se rasti ka ndodhur në rrugën e Jonit në Prizren, më 24 korrik në ora 20:35.

“I dyshuari mashkull k/shqiptar qëllimisht me veturë e ka goditur viktimën dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore pas një zënke në mes tyre”, thuhet në raport.

Viktimës ju është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajte. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim