LAJMI I FUNDIT:

Prishtinë, sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Prishtinë, sot fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor
Foto: Arkiv

Sot, më 19 qershor, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, dhe pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:


19.06.2017 – Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton.

20.06.2017 – Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica.

21.06.2017 – Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Prishtina e Re (Vetërnik), Zona Industriale, Lagjja NIC dhe Kazerma Adem Jashari.

22.06.2017 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria.

23.06.2017 – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.

24.06.2017 – Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë, Besi, Bardhosh

“Lusim të gjithë qytetarët për bashkëpunim, në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu, apelohet te shoqatat e bletarëve  për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv. /Telegrafi/