LAJMI I FUNDIT:

Prishtina përmbys Yllin, nuk lejon befasi dhe kalon në Final Four (Foto)

Prishtina përmbys Yllin, nuk lejon befasi dhe kalon në Final Four (Foto)

Sigal Prishtina ka mposhtur KB Yllin me jo pak vështirësi, me rezultat 95-70, një rezultat ky që nuk tregon rrjedhën reale të takimit.

KB Ylli ishte përgatitur maksimalisht për të eliminuar Prishtinën në këtë takim dhe majde edhe palestra ishte e stërmbushur në një përpjekje për të shkaktuar befasi.


Gjithçka shkoi mirë në pjesën e parë, ku Ylli me mbrojtje të fortë arriti që të ndalë Prishtinën dhe të ketë epërsi prej 35-31.

Atmosfera impozante në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

Por, forma e dobët fizikë ndikoi që Ylli të mos e luajë më mbrojtjen e njëtjë dhe që Prishtina të rikthejë rezultatin e në fund të fitojë me rezultat të thellë prej 25 pikësh epërsi.

Prishtina tash pret kundërshtarët e Final Fourit, që deri tash është e konfirmuar se do të jetë edhe Peja, por pritet edhe Bashkimi që ka punu me Vushtrrinë në çerekfinale dhe Trepça që ka punë aspak të lehtë në udhëtim te KB Rahoveci super i përforcuar ekskluzivisht për këtë ndeshje. /Telegrafi/