LAJMI I FUNDIT:

PRISHTINA në KUQ E ZI…

PRISHTINA në KUQ E ZI…

Stadiumi “Qemal Stafa” të premten do të “vijë” në qendër të Prishtinës përmes një ekrani gjigant, për të cilin do të kujdeset kompania “KD Events & Comunnication”.

Sot me afër se kur kombëtarja jonë është pranë kualifikimit në Kampionatin Botëror dhe daljes për herë të parë në finalen e tillë. Shqipëria pritet të futet me një ekip me muskuj ndaj Norvegjisë dhe doemos do ta kërkojë fitoren në Qemajl Stafa.

Kjo është ndeshja më e pritur në historinë e kombëtares shqiptare, e që pritet të jetë edhe më e ndjekura pas takimit Shqipëri-Greqi të 2004-ës.


“KD Events & Comunnication” në bashkëpunim me DigitALB do t’ju prezantojë transmetimin e drejtpërdrejt të ndeshjes Shqipëri – Norvegji.

Transmetimi i drejtpërdrejt do të bëhet nga Supersporti dhe do të realizohet në ambient të hapur në Prishtinë, “Sheshi Zahir Pajaziti” nga ora 20:30, me komentimin e zjarrtë të Dritan ShakoHoxhës.

Do të vendoset EKRANI gjigant me ndriçim dhe zërim profesional, në pikën ku pamja do të jetë vizuele.

“KD Events” do të kujdeset për ta sjellë atmosferën kuq e zi nga Qemajl Stafa, të tifozëve Kuq e Zi, të Plisave, të Tifozëve nga Tetova pra ndjenjën e të qenit në stadium së bashku me 18,000 të pranishëmve si dhe jehonë elektrizuese gjithnjë e më shumë për një kualifikim të mundshëm të kombëtares sonë.

Të gjithë ata që nuk kanë mundësi të jenë në Qemajl Stafa, ata të cilët nuk kanë mundur t’i sigurojnë biletat për ndeshje, ata të cilët dëshirojnë ta përcjellin ndeshjen, të vijnë në qendër të Prishtinës që së bashku ta ndezim flakë atmosferën.

Asnjëherë me afër botërorit dhe Asnjëherë me e rëndësishme fitorja e Kombëtares!! Ky optimizëm dhe interesim shpresojmë do t’i motivojë lojtarët akoma më shumë që ata të na dhurojnë një fitore në këtë përballje!

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Zbulohet shifra mahnitëse që ka fituar Lionel Messi që nga transferimi në Inter Miami

Ligat tjera
Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Pochettino kërcënon futbollistët e tij pas përplasjes në fushë dhe tregon se kush është ekzekutuesi kryesor i penalltisë

Premier League
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

Planet e transferimeve të Barcelonës përqendrohen në dy përforcime

La Liga
Kalo në kategori