LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Bashkimin, fije shprese për kualifikim në Ligën Ballkanike

Prishtina mposht Bashkimin, fije shprese për kualifikim në Ligën Ballkanike

Prishtina ka shijuar fitoren e tretë në këtë sezon në Ligën Ballkanike.

Në fakt, prishtinasit kanë bërë një përmbysje të madhe për të triumfuar kundër Bashkimit me rezultat 87:81.


Periudha e parë ishte më e barabartë, ndërsa prizrenasit epërsinë e rritën në çerekun e dytë të takimit, për ta mbyllur pjesën e parë me 15 pikë epërsi, transmeton Telegrafi.

Prizrenasit çerekun e parë e përfunduan në dobi të tyre me rezultat 26:24, në saje të një loje të bukur në mbrojtje.

Këtë lojë të mirë mysafirët e vazhduan edhe në dhjetë minutshin e dytë, ku me rezultat 35:50 për Bashkimin u mbyll pjesa e parë e skuadrave kosovare në Ligën Ballkanike.

Por, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të takimit, ku prishtinasit përmbysën rezultatin për të shënuar fitore.

Në çerekun e tretë ‘Plisat’ realizuan 34 pikë kundrejt 11 të Bashkimit dhe me këtë rast, kjo periudhë përfundoi në dobi të prishtinasve me rezultat 69:61.

Periudhën e fundit kampionët aktual të kësaj lige arritën të menaxhonin epërsinë dhe kështu triumfuan me rezultat 87:81.

Basketbollisti më efikas te Prishtina ishte Jabarie Hinds me 21 pikë, ndërsa te Bashkimi ishte Nikola Korac me 22 pikë.

Pas kësaj, Prishtina ka 12 pikë dhe gjendet në vendin e pestë ndërsa Bashkimi mbetet në pozitën në katërt me 13 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori