LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ka rendësi të veçantë për komunitetin e biznesit

Prishtina ka rendësi të veçantë për komunitetin e biznesit

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka deklaruar se Prishtina si kryeqytet, jo vetëm në pikëpamje formale por edhe ne aspektin ekonomik është kryeqytet i Kosovës. Gjate takimit me kryetarin e Komunës se Prishtinës Isa Mustafa, Gërxhaliu ka thënë se Prishtina është një qendër jo vetëm pse është formalisht kryeqytet po është edhe një ombrellë e institucioneve ndërkombëtare dhe partneritetit dhe dialogimi me komunën e Prishtinës është e rëndësisë se veçante.

“Shume sfida, shume brenga te komunitetit te biznesit janë adresuar ne te kaluarën, adresohen edhe sot dhe besoj se kjo forme dhe kjo qasje e kryetarit dhe stafit te vet qe përmes dialogut te minimizohen ose te eliminohen barrierat e ndryshme është diçka qe duhet te jete model edhe për te tjerët”, ka thënë Gerxhaliu.

Gërxhaliu ka vlerësuar se shume procedura burokratike, shume dokumente janë reduktua dhe sot sektori privat ne Prishtine merr fryme me lehte dhe ketë duhet pranuar dhe respektuar.

Kryetari i Prishtinës me ketë rast ka thënë se e çmojnë shume larte rolin e bizneseve dhe te sektorit privat ne zhvillimin ekonomik jo vetëm te komunës se Prishtinës por edhe zhvillimin ekonomik te Kosovës. “Ne kemi përqafuar një ekonomi te tregut te cilës do ti hapim rruge sepse presim qe problemet tona te zhvillimit ekonomik, problemet sociale dhe problemet e tjera nuk mund ti zgjidhim në qoftë se nuk e nxisim sektorin privat. Ne presim qe te bëjmë punësimin me te madh, rritje ne sektorin e prodhimit për ta përmirësuar bilancin tregtar me jashtë, pasi qe kemi investime te produkteve te cilat ne mund ti prodhojmë këtu, kemi gatishmëri dhe zotësi te bizneseve qe ato pune ti bëjnë vet dhe përmes kësaj ne do ta përmirësojmë strukturën ekonomike, do te përmirësojmë pjesëmarrjen tone ne tregun regjional dhe ne tregun evropian”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se ka shpreh gatishmërinë e komunës se Prishtinës qe maksimalisht ne tu përgjigjemi interesave te bizneseve ne komune ne sektorë te ndryshme. /Telegrafi/