0Shares

Në prani të përfaqësuesve të kompanive pjesëmarrëse dhe shumë qytetarëve të pranishëm, mbrëmë përfundoi, panairi i parë i automjeteve të reja “Prishtina International AutoShow”, ku morën pjesë 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja.

Panairi, i cili u mbajt nga 11 deri më 14 maj, u vizitua me mbi 20.000 qytetarë të moshave dhe gjinive të ndryshme të cilët për nga afër u njoftuan me këto brende dhe mundësitë për t’i blere ato.

Bujar Hoxha, kryetar i Shoqatës së Importueseve të Autorizuar i Automjeteve te Reja (SHIAR) në deklaratën e tij tha: “Qëllimi i këtij panairi ishte njoftimi dhe sensibilizimi i qytetarëve se të pajisesh me automjet të ri, nuk është e vështirë dhe se tashmë kushtet dhe mundësitë për një gjë të tillë janë shumë të lehta. Numri i qytetarëve që e vizituan panairin ishte shumë herë më i madh sesa pritjet tona. Sipas informatave që i kemi, ka pasur edhe shitje të konfirmuara si dhe të kontraktuara që do të porositen në ditët në vijim”.

Rekord vizitorësh në ditën e tretë të Panairit ‘Prishtina International AutoShow’ Rekord vizitorësh në ditën e tretë të Panairit ‘Prishtina International AutoShow’

Ndërsa Fioret Pruthi, anëtar i bordit dhe i këshillit punues u shpreh shumë i kënaqur me mbarëvajtjen. “Gjithçka shkoi shumë mirë dhe me këtë rast dëshiroj të falënderoj të gjitha palët pjesëmarrëse, si kompanitë importuese të automjeteve gjithashtu dhe partnerët që na ndihmuan në organizimin e këtij evenimenti. Duke u bazuar në mbarëvajtjen e këtij edicioni, besoj që tashmë ky eveniment do të bëhet tradicional”.

Leart Zeqa, drejtor i kompanisë MODUS tha: “I gjithë mundi dhe përpjekja jonë u shpagua me suksesin shumë të madh të këtij panairi. Jemi shumë të kënaqur që edhe pse ishte hera e parë, ishte i një niveli po aq të mirë sa edhe panairet e ngjashme në rajon, dhe do të krijojë një standard të ri të organizimit të panaireve edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave që ne i posedojmë, mbi 20 mijë qytetarë e vizituan panairin gjatë këtyre katër ditëve”.

Panairi “Prishtina International AutoShow” u mbajt në sallën e Panaireve në Shkabaj (Prishtine) dhe të pranishëm në këtë panair ishin brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Ky panair u organizua nga Shoqata e Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)