LAJMI I FUNDIT:

Prishet teleferiku, djali sheh vdekjen me sy (Video)

Prishet teleferiku, djali sheh vdekjen me sy (Video)

Një djalosh ishte gati të vdiste, pasi teleferiku ku ai ishte duke qëndruar me pajisjet e skijimit, ishte prishur.

Ngjarja që ndodhi më 2 janar të këtij viti, në Utah, SHBA, tashmë është transmetuar në shumë media dhe rrjete sociale.


Djaloshi shihet teksa qëndron varur në teleferik dhe i lëshon pajisjet e skijimit, që t`i lehtësojnë peshën.

Siç kanë raportuar mediat, djali kishte qëndruar i qetë dhe nuk kishte bërë panik.

Ai ishte shpëtuar nga ekipi i skijimit dhe nuk kishte marrë lëndime.