LAJMI I FUNDIT:

Prindërit nuk e kishin parë për tri vite, pasi kishte shkuar për studime dhe kishte humbur 20 kilogramë – vendosi të tallet pak me ata (Video)

Prindërit nuk e kishin parë për tri vite, pasi kishte shkuar për studime dhe kishte humbur 20 kilogramë – vendosi të tallet pak me ata (Video)

Një djalë i tri për tri vite kishte jetuar larg familjes së tij, dhe gjatë kësaj kohe kishte pësuar ndryshime drastike trupi i tij.

Ai kishte arritur të humb shumë kilogramë dhe dukej krejt ndryshe nga ajo siç ishin mësuar prindërit ta shohin, dhe kështu vendosi të tallet pak me ata, transmeton Telegrafi.


Hadi Vibava me prejardhje nga Indonezia ishte kthyer në shtëpi, ku për tri vite kishte studiuar në Londër. Gjatë kësaj kohe kishte vendosur ta ndryshojë mënyrën e të ushqyerit, dhe kishte arritur të humb 20 kilogramë.

Por në arritjen e këtij qëllimi i kishte ndihmuar vëllai i tij. Hadi kishte udhëtuar tinëzisht nga Londra, kurse vëllai i tij ndërkohë kishte dërguar prindërit në një restorant që të darkojnë së bashku.

Por duket se instinkti i nënës kishte ndjerë diçka, dhe kështu nuk arriti të qëndrojë gjakftohtë djalit që ishte ulur pranë saj. Ky “i huaj” megjithatë kishte diçka të ngjashme me birin e saj. /Telegrafi/