LAJMI I FUNDIT:

Prindërit mësojnë nga fëmijët për elektronikë në BONEVET! (Foto)

Prindërit mësojnë nga fëmijët për elektronikë në BONEVET! (Foto)

Fëmijët mësojnë nga prindërit për çdo gjë, i pyesin për gjërat e panjohura, ambientin dhe për çdo gjë që i rrethon.

Në BONEVET u munduan të krijojnë një proces pak më ndryshe, ata organizuan një punëtori ku prindërit mësuan nga fëmijët e tyre!


Fëmijët në BONEVET mësojnë elektroniken përmes pajisjeve littleBits. Ata krijojnë vet qarkun elektrik, llambën, makinën me telekomandë, shtëpinë me energji solare etj.

Ideja për organizimin e një punëtorie me prindërit pjesëmarrës lindi si nevojë për të shpjeguar në mënyrë më direkte se çka përfitojnë fëmijët nga klasat në BONEVET.

Zhvillimi i kësaj punëtorie ishte shumë frytdhënës, ngase përveç që fortësoi sigurinë në vetvete tek secili fëmijë, iu hapi rrugë atyre për të qenë më të suksesshëm në prezantim, mentorim e elektronikë.

Të vegjlit ishin shumë të lumtur që me njohurinë që kishin mund të impresiononin edhe prindërit e tyre!

Ishte shumë interesante të shihje se si krijuesit e vegjël shpjegonin konceptin e praktikës tek nënat apo baballarët e tyre, kur i tregonin se si rrotullohet servo motori e si qarkullon energjia nga bateritë në pajisjet.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të shihje se si fëmijët kishin mësuar për vete dhe tani na mësonin dhe na tregonin neve se si të veprojmë me pajisjet, si të realizojmë punimet elektronike. Gjatë kësaj punëtorie patëm rastin që bashkë të punojmë dhe krijojmë. Shumë ide e mirë dhe e qëlluar. Ju lumtë! ~ u shpreh Alma Koshi, nëna e Amërit.

Gjatë dy orëve ata i mësuan prindërit gradualisht se si të ndërtojnë me littleBits.

Në fund të punëtorisë, fëmijët bashkë me prindërit, përfunduan nga një projekt të veçantë.

Një punëtori si kjo i dha edhe më shumë ngjyra raportit prindër-fëmijë, e ushqeu edukimin jo-formal dhe punën praktike në një nivel më të lartë.

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

X-i i Elon Muskut jashtë funksionit

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Teknologji
Kalo në kategori