LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta duan zgjidhje ligjore për fëmijët e tyre (Video)

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta duan zgjidhje ligjore për fëmijët e tyre (Video)

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta kërkojnë nga institucionet reagim më të shpejtë në lidhje me kërkesat e tyre, pasi që ata për pesë muaj janë duke bërë kamp tek Parku i Gruas, por thonë se do të zhvendosen para ndërtesës së Ministrive për Arsim dhe Shkencë, për Shëndetësi, për Punë dhe Politikë Sociale, nëse edhe këtë herë institucionet kompetente nuk reagojnë në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ata kërkojnë ndihmës personal për fëmijët me nevoja të veçanta, adaptim të sallava të sportit si dhe krijimin e një strategjie për jetën e këtyre fëmijëve pas vdekjes së prindërve të tyre.

‘Çka do të ndodhë me fëmijët tonë pas vdekjes tonë? Nuk ka asnjë strategji, është e tmerrshme, çdo ditë e kalojmë me frikë. Ne sugjeruam atë që duhet të bëhet, duhet të miratohet një ligj, që të vdesim të qetë’, thotë Zoran Mijallkov nga Iniciativa qytetare ‘Pesë më dymbëshjetë’./Telegrafi/