LAJMI I FUNDIT:

Princesha spanjolle hetohet për korrupsion

Princesha spanjolle hetohet për korrupsion

Princesha e Spanjës, Kristina, zyrtarisht është e dyshuar për një rast korrupsioni. Kundër bashkëshortit të saj, Inaki Urdangarin, njëherësh ish anëtar i seleksionit të Spanjës në Olimpiadë, po ashtu, po zhvillohen hetime së bashku me një partner të tij biznesor për dyshime se kanë keqpërdorë miliona euro të fondeve publike nëpërmjet një organizate, që ai e kishte udhëhequr.

Një gjykatë në qytetin Palma de Majorka, ka njoftuar se princesha do të ftohet për dëgjim më 27 Prill.

Prtincesha Kristina është njëri nga tre fëmijët e Mbretit Juan Carlos dhe Mbretëreshës Sofia. Ajo është pjesëtarja e parë e familjes mbretërore që thirret në gjykatë për dyshime për keqbërje, transmeton Rel.


Familjes mbretërore spanjolle i ka rënë shumë popullariteti.

Vitin e kaluar, Mbreti Carlos është detyruar të kërkoj falje pasi kishte shkuar në turne në Afrikë për gjueti të elefantëve, në kohën kur në Spanjë papunësia ka arritur nivel rekord. /Telegrafi/