LAJMI I FUNDIT:

Princ Harry ka treguar se çfarë e detyruan të bënte në varrimin e së ëmës, Dianës (Foto)

Princ Harry ka treguar se çfarë e detyruan të bënte në varrimin e së ëmës, Dianës (Foto)

Princi Harry ishte vetëm 12 vjeç kur mamaja e tij, princeshë Diana ndërroi jetë në një aksident fatal me makinë në 1997-ën. 20 vite më vonë 32-vjeçari ende ndien dhimbje për largimin e së ëmës.

Së fundmi princi pranoi në një intervistë për ‘Newsweek’ se ka përjetuar ‘një kaos total’ pas vdekjes të së ëmës dhe u detyrua t’i përtypte mbrapsht emocionet e tij për dy dekada, derisa i vëllai, princi William, i sugjeroi të kërkonte ndihmë.


"Ne ishim shumë të afërt, pastaj lindi Harry! Martesa jonë po shkonte poshtë", rrëfimi i princeshës Diana drejt ngjitjes në mbretëri (Foto)
Lexo po ashtu "Ne ishim shumë të afërt, pastaj lindi Harry! Martesa jonë po shkonte poshtë", rrëfimi i princeshës Diana drejt ngjitjes në mbretëri (Foto)

Harry mban mend si momentin më të vështirë momentin e shumë-përfolur të varrimit.

“Mamaja ime sapo kishte vdekur dhe unë duhet të ecja pas arkivolit të saj, i rrethuar nga mijëra njerëz dhe miliona të tjerë që më shihnin nga televizori. Nuk mendoj se fëmijët duhen detyruar për të bërë diçka të tillë, pavarësisht rrethanave. Nuk besoj se do ndodhte sot.”

Harry kaloi një fazë rebelizmi pas vdekjes së princeshës, me disa momente që u bënë publike, si veshja e një kostumi nazist në 2005-n, apo festa lakuriq në Vegas në 2012-ën, jo më kot fitoi reputacionin si ‘djali i keq’ i familjes mbretërore. Por siç ai vetë pranon, tashmë ajo fazë ka përfunduar, shkruan Living.

Trazirat e fshehura pas funeralit të Princeshës Diana: Trupi i saj u mbajt në një morg të improvizuar (Foto)
Lexo po ashtu Trazirat e fshehura pas funeralit të Princeshës Diana: Trupi i saj u mbajt në një morg të improvizuar (Foto)

“Mamaja ime vdiq kur isha shumë i ri. Nuk doja të isha në atë pozicion, por gradualisht e nxora kokën nga rëra, fillova të dëgjoj njerëzit dhe vendosa ta përdor rolin tim për të bërë mirë.” Por edhe pse është personazh publik, princi ende synon të jetojë një jetë normale, gjë që e ka mësuar nga mamaja e tij.

“Mamaja ime më mësoi si të jetoj një jetë normale, na çonte mua dhe vëllain të shihnim njerëz të pastrehë. Falë Zotit nuk jam plotësisht i shkëputur nga realiteti. Njerëzit do habiteshin nga jeta normale që unë dhe William jetojmë.”/Harper’s Bazaar/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori