LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet zyrtarisht YouTube TV

Prezantohet zyrtarisht YouTube TV

Qëkur Youtube u shndërrua në platformë në të cilën mund të shikoni të gjitha llojet e videove, që nga përmbajtjet me incizime të xhiruara e deri te transmetimet direkte, supozojmë se kishte kuptim që Youtube të fillojë të ofrojë përmbajtje edhe në formë televizioni.

Kjo është pikërisht ajo që është bërë tash me lajmërimin e platformës Youtube TV. Për këtë shërbim është folur që një kohë, por që ka arritur vetëm tash.

Sipas njoftimit nga Youtube, “transmetimet e Live TV vijnë me kanalet e njohura ABC, CBS, FOX, NBC, ESPN, rrjetin e sporteve rajonale dhe dhjetëra kanale të popullarizuara kabllore. YouTube TV ju ofron emetimin e serive të njohura si Empire, The Voice, The Big Bang Theory dhe Scandal, deri te sportet live të cilat i dëshironi”.

Ky shërbim, po ashtu, do t’iu mundësojë përdoruesve që të incizojnë emisionet televizive, ndërsa do të punohet në shumë pajisje të cilat mund të mbështesin Youtube.

E gjithë platforma natyrisht nuk do të jetë gratis, pasi YouTube TV do të kushtojë 35 dollarë në muaj. Po ashtu, ky shërbim për momentin nuk do të jetë i qasshëm në të gjitha rajonet.