LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet zbatimi i GS1 standardit në industrinë tekstile të Maqedonisë

Prezantohet zbatimi i GS1 standardit në industrinë tekstile të Maqedonisë

Në industrinë tekstile të Maqedonisë do të zbatohet GS1 standardi i industrisë tekstile e cila sjell një varg përfitimesh për kompanitë e këtij sektori, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listën e këtyre përfitimeve përfshihen harxhime më të pakta, transport më të mirë dhe logjistikë operative, deponim në nivel optimal, shitje më të lartë dhe eksport, etj.


Zbatimi i tyre do të prezantohet sot në Odën Ekonomike të Maqedonisë (OEM) në seminarin ”Me GS1 standardet deri te konkurenca e rritur”, ndërkaq prezantimi do të bëhet nga eksperti gjerman i kësaj sfere, Markus Miler./Telegrafi/