LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet sponzori dhe fanella e Përfaqësueses

Prezantohet sponzori dhe fanella e Përfaqësueses

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në një konferencë për media të organizuar sot e ka prezantuar sponsorin e parë gjeneral të Përfaqësueses së Kosovës.

Bëhet fjalë për TEB Bank, e cila ka vendosur ta mbështesë fuqimisht Përfaqësuesen e Kosovës në kualifikimet historike për Eurobasket 2017.


Kontrata është nënshkruar nga anëtari i Bordit të FBK-së, Valton Bilalli dhe drejtori i përgjithshëm i TEB Bank, Ayhan Albeyoglu.

Përveç nënshkrimit të marrëveshjes së sponsorizimit ndërmjet FBK-së dhe TEB Bank, në këtë konferencë është prezantuar edhe fanella e Kosovës, të cilën e bëri basketbollisti Dardan Berisha, shkruan faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

tebb

Valton Bilalli, anëtar i Bordit të FBK-së:

“TEB Bank edhe më parë e ka përkrahur Federatën e Basketbollit të Kosovës, më saktësisht zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja dhe falë kësaj ne kemi rritje për 250% të ekipeve të kategorive të reja. TEB Bank po ashtu vitin e kaluar e ka mbështetur Përfaqësuesen U-16 të Kosovës në konkurrencën e meshkujve, e cila ka qenë e para që e ka prezantuar vendin tonë në gara të FIBA-s, pra në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni C, ku është stolisur me medaljen e argjendtë. Ndërkaq tani kjo bankë ka vendosur të përkrah Kombëtaren A të Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian. Ne si federatë jemi shumë të lumtur që e kemi arritur këtë marrëveshje që për ne do të thotë shumë në këtë fazë të rëndësishme të prezantimit të basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. Me këtë rast ne i ftojmë të gjithë qytetarët, tifozët, sponsorët të na përkrahin sa më shumë duke marr parasysh faktin se ne kemi nevojë sa më shumë për mbështetje nga të gjitha anët. Ne po bëjmë përpjekje të përgatitemi sa më mirë së pari për ndeshjet miqësore, ku në muajin gusht do t’i zhvillojmë 10 sosh dhe më pas edhe për ndeshjet kualifikuese që do t’i luajmë prej 31 gusht deri më 17 shtator. Kombëtarja ka filluar të kompletohet, të gjithë basketbollistët vendor janë këtu, ndërsa së shpejti do të na bashkangjiten edhe lojtarët e natyralizuar në krye me Justin Doellman-in”.

Ayhan Albeyoglu, drejtor i përgjithshëm i TEB Bank:

“Për ne si bankë është kënaqësi e madhe ta mbështesim një federatë të organizuar dhe një federatë që pritoritet e ka zhvillimin e basketbollit ndër gjenerata të reja, por edhe të nivelit kombëtar. Tri vitet e fundit ne e kemi mbështetur FBK-në për të zhvilluar basketbollistët dhe basketbollistet e reja nëpërmjet ligave të grupmoshave të reja dhe besoj se kjo ka pasur sukses shumë më shumë sesa që kemi pritur të dyja palët dhe kjo gjë na gëzon tej mase. Tani pas pranimit të FBK-së në FIBA ka ardhur koha që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më shumë, andaj edhe kemi vendosur ta përkrahim Kombëtaren e Kosovës në kualifikimet historike për Kampionatin Evropian dhe urojmë shumë që bashkërisht të kemi sukses. Ne jemi shumë krenarë që na është dhënë mundësia të jemi sponsori i parë i Kombëtares së Kosovës në këtë rrugëtim të rëndësishëm jo vetëm për basketbollin dhe sportin kosovar, por edhe për shoqërinë kosovare në përgjithësi”.

Dardan Berisha, basketbollist i Kosovës:

“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët vendorë jemi duke punuar me vullnet të madh dhe tani po presim të na bashkohen edhe basketbollistët e natyralizuar dhe kështu të kompletohemi. Ne jemi të vetëdijshëm për gjithë atë që na pret, andaj edhe kemi filluar më herët me përgatitjet e përbashkëta. Intensiteti i punës po rritet nga ditë më ditë dhe besoj se do të jemi të gatshëm së pari për ndeshjet miqësore dhe më pas edhe për ato kualifikuese. Këto kualifikime janë historike për Kosovën, por edhe nuk do të jetë aspak lehtë, pasi dihet se grupi ynë është shumë i vështirë. Po ashtu ne na mungon përvoja, por do të mundohemi ta kompensojmë me punë dhe angazhim maksimal në parket. Jam i bindur se për të gjithë ne është krenari prezantimi i shtetit tonë në gara të nivelit të tillë siç janë kualifikimet për Eurobasket 2017”.

Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian do ta luaj kundër Sllovenisë si mysafire më 31 gusht. Ndërkaq ndeshjen e dytë Kosova do ta luaj si nikoqire më 3 shtator kundër Ukrainës, kurse më 7 shtator është mysafire e Bullgarisë, derisa më 10 shtator e pret Slloveninë, pastaj udhëton në Ukrainë më 14 shtator dhe ndeshjen e gjashtë e të fundit në kuadër të këtyre kualifikimeve do ta zhvilloj si nikoqire më 17 shtator ndaj Bullgarisë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori