LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet analiza për ndarjen e subvencioneve për komunat

Prezantohet analiza për ndarjen e subvencioneve për komunat

Instituti GAP, sot organizon tryezën ku do të prezantojë analizën “Ndarja e subvencioneve nga komunat dhe ministritë – baza ligjore, transparenca dhe llogaridhënia”.

Duke marrë parasysh se Kosova nuk ka bazë të standardizuar ligjore për ndarjen e subvencioneve, Instituti GAP ka bërë një hulumtim mbi praktikat aktuale të ndarjes së subvencioneve në nivel qendror dhe lokal.

Ky studim fokusohet në dy ministri dhe shtatë komuna të cilat udhëhiqen nga parti të ndryshme politike.

Hulumtimi paraqet problemet kryesore në aspektin ligjor dhe praktik të ndarjes së subvencioneve dhe ofron rekomandime për përmirësimin e gjendjes. Projekti financohet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.