LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen telefonat më të mirë të prodhuar ndonjëherë nga Samsung: Gjithçka që duhet të dini për Galaxy S8 dhe S8+ (Foto/Video)

Prezantohen telefonat më të mirë të prodhuar ndonjëherë nga Samsung: Gjithçka që duhet të dini për Galaxy S8 dhe S8+ (Foto/Video)

Kompania Samsung ka prezantuar sot perlën e saj në eventin “Unpacked” që është zhvilluar në New York, bëhet fjalë për telefonat e mençur Galaxy S8 dhe S8+.

Një nga ndryshimet më të mëdha që ka sjellë ky model i ri, është interfejsi inteligjent i quajtur Bixby, transmeton Telegrafi.


Bixbyn e kanë krijuar ekipi që ka punuar në Siri të Apple, dhe ai dallon nga të tjerët për atë se mund të funksionojë në aplikacione të pavarura (ato që nuk janë të Samsungut) duke përdorur zërin e përdoruesit.

Bixby kupton se si përdoret telefoni dhe mban në mend fushat në të cilat është më së shumti i interesuar përdoruesi. Të gjithë përdoruesit do të mund të aktivizojnë asistentin digjital, përmes butonave që gjenden në pjesën anësore të telefonit. Bixby është i integruar edhe në kamerë dhe kështu mund të identifikojë atë çfarë “sheh”.

Me një fjalë, Bixby është asistenti digjital më i avancuar që ndonjëherë është krijuar, duke marrë parasysh faktin që do t’ua lehtësojë jetën përdoruesve në mbarë botën.

Ekrani i telefonit të ri të Samsung quhet “Infinite Display” dhe shtrihet në çdo kënd të telefonit, kështu që Samsung Galaxy S8 (5.2 inç) dhe S8+ (6.2 inç) nuk do të kenë linja kufizuese.

Ekrani më i madh do t’ju mundësojë përdoruesve një funksionim më të lehtë multitasking, duke punuar lehtë në dy aplikacione në të njëjtën kohë.

Opsioni i ri Samsung DeX, paraqet zgjidhjen ideale duke e shndërruar telefonin e juaj në një pajisje desktop, duke përdorur fuqinë e procesorit të Galaxy S8 në mënyrë që të rritet produktiviteti.

Butoni “Home” tani gjendet nën ekranin “Infinite Display” që është i vendosur direkt në ekran. Butoni i ridizajnuar “Home” do të funksionojë siç dikur ishte si buton fizik, që do të vibroj në prekje.

Natyrisht, si çdo model tjetër i ri, edhe ky posedon harduerin dhe kamerën e  sofistikuar.

Galaxy S8 vjen me procesorin me të sofistikuar që është 21 për qind më i shpejtë nga modeli i kaluar, transmeton Telegrafi.

Samsung Galaxy S8 dhe S8+, do të jenë të disponueshëm me skanerin e retinës së syrit që mundëson nivelin më të lartë të sigurisë dhe të ruajtjes së të dhënave brenda telefonit. “Iris scanner” do të detektojë fytyrën dhe mundësojë aktivizimin e shpejtë të telefonit.

Natyrisht se edhe në këtë model ekziston skaneri i gjurmëve të gishtit i cili tani është në vendosur në pjesën e pasme të telefonit. Galaxy S8 dhe S8+, janë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit dhe rërës.

Kamera gjithashtu është përmirësuar në krahasim me modelin e kaluar që kishte fituar një numër të çmimeve.

Galaxy S8 dhe S8+ janë të pajisur me kamerë ballore prej 8 MP F 1.7 me zoom automatik, dhe kamerën në pjesën e pasme Dual Pixel prej 12 MP F 1.7. Ato janë shumë të mira në shkrepjen e fotografive, në veçanti në vendet ku mungon ndriçimi i mjaftueshëm.

Galaxy S8 dhe S8+ pritet të dalin në shitje në Evropë më 21 prill të këtij viti. Në treg do të jenë të disponueshëm disa ngjyra, siq është e zeza, orkideja dhe ajo ngjyra e hirtë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Mark Zuckerberg prezanton veçoritë e reja të privatësisë në WhastApp

Mark Zuckerberg prezanton veçoritë e reja të privatësisë në WhastApp

Teknologji
Boeing miratoi konstelacionin e satelitëve të internetit

Boeing miratoi konstelacionin e satelitëve të internetit

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
SAP drejt kreut në bazat e të dhënave

SAP drejt kreut në bazat e të dhënave

Teknologji
Kalo në kategori