LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen autobusët e rinj të Prishtinës

Prezantohen autobusët e rinj të Prishtinës

Sot në hapësirat e Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, do të bëhet prezantimi i autobusëve të rinj, të cilët siç njofton Komuna e Prishtinës, janë faktorë të rëndësishëm në projektin e reformimit të trafikut urban në kryeqytet.

Në këtë prezantim do të marrin pjesë Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës,


Lin O’Grady, zëvendësdrejtoreshë në Departamenti për Infrastrukturë Komunale dhe Mjedisore në BERZH, Ivo Silhavy, ambasador i Republikës së Çekisë në Kosovë, Elena Petrovska, drejtoreshë për Kosovë në BERZH dhe Antoine Garnier, anëtar i Bordit dhe Drejtor Industrial në IVECO Bus. /Telegrafi/