LAJMI I FUNDIT:

Presidentja lavdëroi diplomacinë kosovare

Presidentja lavdëroi diplomacinë kosovare

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim të fundvitit ministrin e punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajn, me të cilin bisedoi për të arriturat e diplomacisë kosovare dhe për zhvillimet që e presin vendin gjatë vitit të ardhshëm.

Presidentja Jahjaga theksoi se politika e jashtme e Kosovës gjatë këtij viti ishte një politikë dinamike dhe proaktive që solli forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe faktorizimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke pasur një varg njohjesh të rëndësishme si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në takimet e ndryshme multilaterale dhe bilaterale. Gjithashtu duke pasur konferenca dhe takime të rëndësishme në Prishtinë, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm në proceset aktuale.

Ministri Hoxhaj e falënderoi Presidenten për mbështetjen dhënë MPJ-së dhe diplomacisë kosovare, duke thënë se Republika e Kosovës po prezantohet dinjitetshëm dhe në mënyrë bashkëkohore me një politikë që respekton parimet dhe konventat ndërkombëtare, një politikë që gëzon respektin e shteteve dhe të forumeve ndërkombëtare.


Politika e vendit gjatë vitit të ardhshëm përveç në vazhdimin e procesit të njohjeve do të përqendrohet në synimin e anëtarësimit të shtetit të Kosovës në organizatat dhe në mekanizmat ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.

Presidentja Jahjaga ka pritur sot në një takim edhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Kadri Kastratin, i cili e njoftoi Presidenten e vendit për të arriturat në përmbushjen e planeve operacionale, për transformimin e FSK-së sipas standardeve të NATO-s dhe për synimet e FSK-së që të kryej detyra të specializuara dhe të marrë pjesë në misionet humanitare dhe paqeruajtëse në botë.

Presidentja, sot ka pritur edhe drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajn, nga i cili u informua për punën e kësaj agjencie, për ndërtimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për kryerjen e punëve dhe të detyrave dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori