LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi shpall të martën ditë zie në Kosovë

Presidenti Thaçi shpall të martën ditë zie në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditën e nesërme e ka caktuar si ditë zie në Kosovë në nderim të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ndërkohë, flamuri shtetëror do të ulet në gjysmë shtizë, në të gjitha institucionet brenda vendit, si dhe nëpër ambasadat e Kosovës.


“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e martë, 22 gusht 2017, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas vdekjes të Dr. Bajram Rexhepi, veteran i UÇK –së, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish kryeministër i Kosovës, ish ministër i Punëve të Brendshme, ish deputet i Republikës së Kosovës dhe kirurg.”, thuhet ndër tjerash në vendimin e presidentit Thaçi.

Përndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin, Bajram Rexhepi. /Telegrafi/