LAJMI I FUNDIT:

Presidenti premton angazhim më të madh për të pagjeturit

Presidenti premton angazhim më të madh për të pagjeturit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se është e papranueshme që tërë këto vite nuk është zbardhur fati i të pagjeturve.

Thaçi këto komente i bëri gjatë një fjalimi në konferencën e organizuar nga Qendra Burime për Persona të Zhdukur që po mbahet në Prishtinë.

“Kam qenë dhe mbetem i angazhuar që çështja e të pagjeturve të mbyllet shpejt dhe drejt. Personalisht do të angazhohem që të zbardhet fati i të pagjeturve dhe të mbyllet ky kapitull”, tha presidenti Thaçi.

Ai po ashtu ka thënë se është i njoftuar për sfidat për identifikimin e gjetjeve mortore të të pagjeturve dhe se është e kuptueshme dhimbja e familjeve, të cilët që gati dy dekada presin për familjarët e tyre.

“Çështja e personave të pagjetur kërkon maturi, durim dhe dhembshuri”, tha presidenti.

Sipas tij, çdo iniciativë e familjarëve apo kujtdo tjetër do të ketë përkrahjen institucionale dhe të tij për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori