LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Pescaras flet për Manajn dhe të ardhmen e tij

Presidenti i Pescaras flet për Manajn dhe të ardhmen e tij

Rey Manaj ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat italiane, por jo për presidentin e Pescaras, Daniele Sebastiani.

Numri një i klubit italian për mediat e vendit të tij sqaron se me sulmuesin shqiptar nuk ka asnjë problem.


Madje Sebastiani shprehet se ai mund të qëndrojë te Pescara deri në momentin që do të dëshirojë të largohet.

“Nuk ka asnjë problem me të. Rey është një djalosh 19 vjeçar dhe ju mund të kritikoni shumë lojtarë të rinj”.

“Ajo çfarë ndodhi është e kaluar, ne tani shohim të ardhmen. Për mua ai do të qëndrojë te Pescara edhe në janar, madje deri kur ai të kërkojë të mos luajë më këtu”, ishin fjalët e Sebastianit.