LAJMI I FUNDIT:

Presidenti meksikan, bisedë “të ngrohtë” telefonike me Trump

Presidenti meksikan, bisedë “të ngrohtë” telefonike me Trump

Presidenti i Meksikës, vendin e të cilit Donald Trump kërcënon ta ndajë nga Amerika me mur, i përcolli republikanit urimet e tij për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe tha se do të kërkojë bashkëpunimin me të në të mirë të dy vendeve.

Fitorja befasuese e Trump bëri që peso-ja meksikane të rrëshqiste në pikiatë, ndikimi i parë ky i drejtpërdrejtë i zotimeve të presidentit të ri amerikan për ngritjen e murit dhe dëbimin e emigranteve të paligjshëm.

Por Enrique Pena Nieto tha se biseda telefonike që pati me Trump pas fitores ishte e përzemërt.

“Fola me presidentin e zgjedhur Donald Trump për t’i përcjellë urimet e mia për fitoren e tij. Në urime përfshiva edhe pjesëtarët e familjes së tij, të cilët e kanë shoqëruar përgjatë gjithë fushatës. Mund të them se ishte një bisedë e ngrohtë dhe me respekt reciprok”, deklaroi Nieto.

Nieto tha gjithashtu se, kishte diskutuar me Trump një axhendë të re pune, në të cilën përfshihet çështja e sigurisë dhe shtoi se, nga ana e tij do të përpiqet të mbrojë të drejtat e shtetasve meksikanë në të gjithë botën.

“Ne ramë dakord që dy administratat të qëndrojnë në kontakt për të përcaktuar një axhendë të re pune ku përfshihen interesat e përbashkëta, si siguria dhe zhvillimi e prosperiteti i popujve tanë”, vijoi Nieto.

Presidenti meksikan shtoi se ra dakord me presidentin e zgjedhur që të takohen gjatë periudhës së kalimit të pushteteve për të përcaktuar me saktësi drejtimin që duhet të marrin dy vendet.

Nieto ka qenë i kritikuar në shtypin lokal për mbajtjen e një takimi parazgjedhor me Trump, që bëri që miliarderi të fshinte nga fjalori i tij kritikat për meksikanët. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori