LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Filipineve: Zoti më dha ultimatum kur isha në avion

Presidenti i Filipineve: Zoti më dha ultimatum kur isha në avion

Pas gjuhës së ashpër të përdorur kundrejt Presidentit amerikan Barak Obama së fundmi, por edhe liderëve të tjerë në të shkuarën përfshirë dhe Papën, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte duket se ka reflektuar dhe ka vendosur ti japë fund sharjeve dhe gjuhës vulgare.

Në fakt ai thotë se këtë ja ka sugjeruar vetë Zoti. Pas përfundimit të udhëtimit në Japoni, menjëherë sapo arriti në qytetin e tij Davao, Duterte tha se perëndia i kishte dhënë një ultimatum gjatë kohës kur ai ishte në avion.


“Dëgjova një zë që më tha ose ndalo sharjet, ose avioni do të përplaset, kështu që u unë i premtova Zotit se do ta pastroj gjuhën time vulgare”, tha presidneti para gazetarëve pas mbërritjes në aeroport.

Presidenti tha se premtimi i tij para Perëndisë vlen edhe para popullit të tij, por nuk harroi të shtonte se premtimi mund të ketë kufijtë e tij kur behet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, apo senatoren Leila de Lima.

Megjithatë ka qenë kjo gjuhë e ashpër, e cila shpesh konsiderohet e hapur dhe e sinqertë drejtuar më së shumti perëndimit që ka çuar në rritjen e popullaritetit të Duteretes në vendin e tij, transmeton oranews.

Ai e quajti presidentin Barak Obama bir bushtre, Bashkimin Evropian hipokrit, kërcënoi largimin prej organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe ka pranuar pa problem krahasimin me diktatorin Adolf Hitler, kur tha se  do të vriste me kënaqësi 3 milionë persona të varur prej drogës.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Kalo në kategori