LAJMI I FUNDIT:

Presidentë, politikanë e poetë – këta janë 13 “më të fortët” e një prej shoqërive sekrete më të famshme të Amerikës

Presidentë, politikanë e poetë – këta janë 13 “më të fortët” e një prej shoqërive sekrete më të famshme të Amerikës

Në vitin 1832, studentët e Universitetit të Jeilit në SHBA – duke përfshirë edhe babain e presidentit të ardhshëm Uilliam Houard Taft – themeluan një prej shoqërive sekrete më të famshme të Amerikës: Skull and Bones. Që atëherë, grupi ka patur një domethënie të tillë, që sa e ka hipnotizuar por po aq edhe neveritur publikun në raport me elitën e vendit.

Çdo vit, vetëm 15 të rinj “re” ose zgjidhen si anëtarë të përjetshëm në këtë klub. Një ndërtesë pa dritare në rrugën “64 High”, ose siç njihet ndryshe “Varri”, shërben si selia e klubit. Çatia është përshtatur në formën e një pistë për uljen e helikopterëve privatë, sipas librit të Aleksandra Robinsit “Sekretet e ‘Skull and Bones’ dhe shtigjet e fshehura të pushtetit”.

Për këtë lloj përfitimi dhe të tjerat, anëtarët duhet të betohen për besnikëri të plotë ndaj klubit.

Anëtarët e rinj thuhet se nxjerrin detaje intime personale, duke përfshirë edhe historitë e tyre të plota seksuale, para se të pranohen në këtë shoqëri sekrete. Ata gjithashtu bien dakord t’i dhurojnë klubit një pjesë të pronave të tyre.

Por, në këmbim, marrin premtimin e stabilitetit financiar gjatë gjithë jetës – kësisoj nuk do të ndjehen asnjëherë të joshur për të shitur sekretet e klubit, shkruan Robins. Në mesin e këtyre titanëve të biznesit, poetëve, politikanëve dhe 3 presidentë amerikanëve, ne po përmendim më të spikaturit.

Uilliam Houard Taft – Klasa 1878

Taft e fiton vendin e tij në listë, si i vetmi person që shërbeu edhe si president dhe si kryetar i Gjykatës së Lartë.

Presidenti i 27 amerikan mbante në universitet nofkën “Old Bill”, por më vonë fitoi pseudonimin “Big Lub”.

Taft ndërkaq mori titullin e nderit “magog”, që do të thoshte se kishte më shumë përvoja seksuale gjatë anëtarësimit në këtë klub të fshehtë, sipas Aleksandra Robins.

Tafti i ri, duket se e pati mjaft lehtë anëtarësimin në këtë shoqëri sekrete. Babai i tij, ish-Prokurori i Përgjithshëm Alfonso Taft, ishte bashkëthemelues i “Skull and Bones” si student i Jeilit, në vitin 1832.

Uoller Kemp – Klasa 1880

I njohur si “babai i futbollit amerikan”, Kemp se bashku me shokët e tjerë të klasës, zhvilluan në një variant të ndryshëm nga ragbi britanik. Ai ka luajtur në ndeshjen e parë ragbi, kur ekipi i Jeilit u ndesh me atë të Harvardit në vitin 1876. Kempi krijoi shumë prej rregullave të futbollit modern amerikan, si vlerësimi i pikëve dhe kufizimi i numrit të lojtarëve në fushë me nga 11 persona për secilsn skuadër.

Por më e rëndësishmja, ai futi organizimin dhe vlerësimin për lojën, duke shërbyer në komisionin e rregullores deri në vdekje. Kemp themeloi gjithashtu Shoqatën Kombëtare të Atletikës në Kolegje, që është edhe sot aktive. Gjatë Luftës së Parë Botërore, shumica e forcave të armatosura u ndikuan shumë duke përdorur taktikat e tij.

Lajman Spicer – Klasa 1935

Një astrofizikan i njohur, Spicer qëndron prapa idesë së teleskopit hapësinor Habëll- metoda e parë për të vëzhguar hapësirën, të papenguar nga atmosfera e Tokës. Ai gjithashtu loboi tek NASA dhe Kongresi Amerikan për fonde, ndërsa mbikëqyri prodhimin e pajisjes. Pas 44 vjetësh, NASA nisi teleskopin Habëll në hapësirë. Teleskopi gjendet ende atje, duke siguruar imazhe mahnitëse të university, dhe bërë shumë zbulime të reja. Për nder të tij, NASA e quajti Teleskopi Hapsinor Spicer.

Poter Stjuart- Klasa 1937

I biri i një kongresmeni, Stjuart u bë redaktor i “The Law Review Yale” gjatë studimeve në universitet. Si anëtar i Gjykatës së Lartë, Poter u rreshtua shpesh në krye të betejave të mëdha ideologjike. Veçanërisht, në vitin 1965 ai shfuqizoi një ligj shtetëror, që ndalonte përdorimin e kontraceptivëve.

Opinioni publik u shpreh se ligji ishte një shkelje e të drejtës së privatësisë martesore. Opinionet e tij në raste të ndryshme, ndihmuan në kalçifikimin e Amendamentit të Katërt. Stjuart u bë gjithashtu i famshëm edhe për këtë thënie rreth pornografisë hardcore:”E njoh, kur e shoh atë”.

Mekxhorxh Bandi – Klasa 1940

Përpara se të bëhej një nga “njerëzit e mençur” të presidentit Kenedi, Bandi mund të jetë mbështetur tek vëllait i tij të madh, për t’u bërë pjesë e “Skull and Bones”. Uilliam Bandi, që u diplomua një brez më herët, vazhdoi të shërbejë si zyrtar ndërlidhës në Departamentin e Shtetit, sidomos gjatë pushtimit të Gjirit të Derrave.

Megjithatë edhe “Odini”, sikurse e thërrisnin shokët e klubit, la gjurmën e tij, ndonëse potencialisht jo me gjithçka pozitive. Një nga këshilltarët e ngushtë të Kenedit, Bandi pati një ndikim të madh në evolucionin e Luftës së Vietnamit. Pas vdekjes, kolegët i përdorur shënimet e tij për të shprehur keqardhjen, për shumë politika të zbatuara gjatë asaj epoke.

Xhorxh Herbert Uoker Bush – Klasa 1948

Para se Bushi të bëhej anëtari i dytë i kësaj shoqërie që shkonte në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte qenë pilot në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa ka shërbyer edhe si ambasador në Kinën komuniste, drejtor i CIA-s, dhe natyrisht, zv.president për Ronald Reaganin.

Si president gjatë fundit të Luftës së Ftohtë, Bush mbështeti programet e eksplorimit të hapësirës. Populli amerikan e ka kritikuar por edhe lartësuar përfshirjen e tij në Luftën e Gjirit, sidomos Operacionin “Desert Storm”. Një nga kontributet më pak të njohura të Bushit, është Akti mbi amerikanët me aftësi të Kufizuara i vitit 1990, që ishte një nga ligjet më pro-civile ndër dekada. Por ai gjithashtu vuri veton ndaj Aktin të të Drejtave Civile të vitit 1990.

Uilliam F. Bakli Xhunior – Klasa 1950

I njohur për fjalët e tij të drejtpërdrejta dhe theksin transatlantik, Bakli simbolizonte markën më konservatore të politikës. Në Jeil, ai ishte kryeredaktor i “Yale Daily News”, ndërsa ka qenë një anëtar i ekipit të debatit. Më vonë, Bakli themeloi revistën politike “National Review”, që vazhdon të botohet edhe sot. Gjatë gjithë jetës së tij, ai shkroi ndërkohë shumë romane mbi spiunazhin.

Xhon F. Kerri – Klasa 1966

Sekretari aktual i shtetit dhe ish-senatori i Masaçusets, Kerri kaloi një fëmijëri sa andej-këndej për shkak të babait diplomat, përpara se të ndiqte Universitetin e Jeilit, ku dhe fitoi anëtarësimin në “Skull and Bones’. Edhe pse në Jeil, ai u shfaq si liberal në rolin e presidentit të Unionit Politik, kandidatura e tij në garën presidenciale të vitit 2004, nuk arriti që të fitonte. Periudhës së Kerrit si një ‘Bonesman’ i mungojnë dy vite ndërthurjeje, me njeriun me të cilin më vonë do të përballej në një betejë të egër politike, Xhorxh W.Bushin.

Frederik Uollas Smith – Klasa 1966

Shpesh një anëtari i harruar, Smith krijoi FedEx, kompaninë e parë dhe më të madhe në botë të shërbimeve postare. Ai është president dhe drejtues ekzekutiv i kompanisë miliarda dollarëshe. Smith u diplomua për ekonomi, dhe shumë vetë spekuluan se ai mund të kishte një rol kyç në kabinetin e mundshëm presidencial të republikanit Xhon Mekein, nëse ky i fundit do të kishte fituar.

Duke sfiduar kufijtë ideologjike, Smith ishte mik i ngushtë si me Xhorxh Bushin ashtu edhe Xhon Kerrin, gjatë ditëve të tij në Jelil. Smith pati gjithashtu një shfaqje të shkurtër në filmin “Cast Away”. (Në qoftë se ju kujtohet, Uilson, topi i volejbollit që shërbente si mik imagjinar për Tom Henksin e mbetur vetëm në një ishull, ishte në një kuti FedEx.)

Xhorxh W. Bush – Klasa 1968

Emri i familjes “W” ishte bërë sinonim me “Skull and Bones”, që në momentin që ai mbërriti në kampusin universitar të Jeilit. Ka pasur zëra se Bushi thuajse e humbi mundësinë për t’u bërë pjesë e grupit, por ai përfundoi duke u bërë anëtari i tretë i kësaj shoqërie, që më vonë u zgjodh president i vendit.

Ne nuk dimë shumë në lidhje me kohën e Bushit në klub. “S’mund të them asgjë mbi vitin kur iu bashkova “Skull and Bones’, pasi është një shoqëri të fshehtë”- shkroi ai në autobiografinë e vet të vitit 1999 “Një akuzë mbi shpinë”. Megjithatë Bush ka njëfarë një përbuzje për markën e elitizmit të Jeilit në Bregdetin Lindor, sikurse vë në dukje “The Atlantic”.

Stefën A. Shvarcman – Klasa 1969

Klubi e anëtarësoi Shvarcmanin vetëm një vit pas Xhorxh W. Bushit. Karriera e tij pati ngjitje nën administratën e presidentit të ardhshëm, kur në vitin 2007 u bënë publike p[asqyrat financiare të fondacionit të tij “Blackstone Group”. Nga të dhënat rezultonte se Shvarcman kishte bërë mesatarisht 1 milionë dollarë në ditë, për vitin fiskal që mbaronte në dhjetor 2006.

Revista “Forbes” e vlerësoi pasurinë e tij personale në rreth 7.7 miliardë dollarë. Në nëntor 2015, “Business Insider”, iu referua si “njeriu më i pasur, sa i përket kapitalit privat”. Në vitin 2010, Shvarcman e krahasoi planin e administratës Obama për të rritur taksat, me pushtimin e Polonisë nga Hitleri. Pas furtunës mediatike që pasoi, ai kërkoi ndjesë

Dana Milbank — Klasa 1990

Me Milbank fillon brezi i ri i Bonesmen-nëve në listë. Ai është gazetari që ka mbuluar dy presidencat e Bush dhe Obama, duke i fyer që të dy në periudha të ndryshme. Milbank shkruan artikuj për “The Washington Post”, ndërsa është edhe autor i shumë lirave mes të cilëve “Lotët e një kllouni”.

Ostan Gullsbi – Klasa 1991

Një tjetër pjesëtar i gjeneratës së re dhe sipas standardeve të zakonshme, Gullsbi, një ekonomist 46-vjeçar, është anëtari më i ri i kabinetit të Obamës. Ekonomisti nga Teksasi, është rekrutuar me sa duket në vitin 1989, kur studionte në Universitetin e Jeilit dhe luante në trupën “Vetëm shtoni ujë”.

Ai spikati me pjesëmarrjen e tij në “The Daily Show”, ndërsa Xhon Sjuart e përshkroi atë si “Eliot Nesin që takon Milton Fridmanin” – një referencë, ndaj një agjenti federal që rrënoi Al Kaponen, dhe një ekonomisti të njohur që fitoi çmimin Nobel. “Skull dhe Bones” nuk lejon anëtarësimin e grave. /Metro–bota.al/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori