LAJMI I FUNDIT:

Prenga mbron titullin kampion Evrope në kik-boks, fiton edhe Keta në boks

Prenga mbron titullin kampion Evrope në kik-boks, fiton edhe Keta në boks

Në Mynih mbrëmja vishet kuqezi. Kristian Prenga dhe Ferit Keta janë dy kampionët shqiptarë të cilët dolën triumfues në një natë luftimesh të organizuar nga familja Keta në Mynih të Gjermanisë.

Thjeshtë fantastik Kristian Prenga, i cili mbrojti me sukses titullin e kampionit të Evropës të fituar një vit më parë në kikboks. Shtatlarti shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë mposhti që në raundin e parë rivalin e tij Sascha Brinkmann, duke ruajtur gjerdanin e artë në këtë kategori.


Prenga ishte thjeshtë i papërmbajtshëm që në sekondat e para të sfidës dhe falë një goditjeje ‘middle-kick’ arriti të hidhte ‘knock-out’ kundërshtarin të cilit i theu dhe dorën. Një fitore fantastike kjo për Kristian Prengën, transmeton Supersport.

Prenga, 23 vjeçari shqiptar kampion i Evropës(Video)
Lexo po ashtu Prenga, 23 vjeçari shqiptar kampion i Evropës(Video)

Për kënaqësinë e trajnerit të tyre që është kampioni i madh i boksit shqiptari Ismail Keta, në mbrëmjen e Mynihut kishte festë edhe për Ferit Ketën që mposhti me vendim unanim të jurisë boshnjakun Drazan Janjanin.

Edhe pse nuk e nisi mirë sfidën, Keta arriti të triumfonte në fund me pikë, ndaj Janjanin. Përballë eksperiencës së boksierit boshnjak fitoi grinta dhe dëshira e Ferit Ketës.

Boksieri shqiptar i cili  përfaqëson Gjermaninë luante sfidën e tij të 7-të në boksin profesionist. Në raundin e parë Keta i rezistoi knock-out, për tu ri-ngritur në 5 raundet e tjera me shumë goditje fituese që detyruan gjyqtarët ti jepnin fitoren me pikë boksierit shqiptar.

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori