LAJMI I FUNDIT:

Premtimet boshe për urën e Ibrit

Premtimet boshe për urën e Ibrit

Pas nisjes së procesit për revitalizimin e urës së Ibrit në veri të Mitrovicës dhe heqjes së barrikadës, tashmë po ndërtohet një tjetër barrikadë.

“Legjenda” Agim Bahtiri më 2014 zbatoi me përpikëri thëniet e Visar Arifajt: Besoju fjalëve, jo veprave!
Lexo po ashtu “Legjenda” Agim Bahtiri më 2014 zbatoi me përpikëri thëniet e Visar Arifajt: Besoju fjalëve, jo veprave!

Këto ditë, në veri të Mitrovicës ka nisur ndërtimi i një muri të lartë, për të ndarë fizikisht këtë pjesë të qytetit me atë jugore.


Lidhur me këtë, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, deklaroi se muri duhet të rrënohet dhe se për këtë gjë e kanë njoftuar edhe Brukselin.

Bahtiri, muaj më parë, pas nisjes së procesit të revitalizimit u shpreh i vendosur se ura do të hapet në janar të 2017-ës, por – siç duket nga rrethanat e tanishme – kjo do të mbetet vetëm edhe një tjetër e tij për lirimin e urës për qarkullim.

“Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër i filluar në gusht, po ecën sipas dinamikës së paraparë. Po punohet pa ndërprerë që punët të kryhen me kohë. Paralelisht po punohet edhe në hapësirat përreth urës dhe kjo tregon se deri në fund të janarit ura do të hapet, ashtu siç është edhe afati për kryerjen e punimeve nga kompania e kontraktuar”, kishte shkruar Bahtiri, më 14 tetor të këtij viti, në profilin e tij në Facebook.

Po të njëjtën deklaratë e ka dhënë edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në nëntor të këtij viti.

“Punimet në këtë urë do të kryhen deri më 20 janar 2017, kur edhe hapet ura e Ibrit për qarkullim të lirë dhe të plotë për qytetarët dhe automjetet”, kishte deklaruar Tahiri, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, një tjetër deklaratë e Bahtirit që kishte mbetur boshe ishte edhe ajo në qershor të vitit të kaluar ku kishte deklaruar se ura do jetë e lirë pas një takimi që ishte planifikuar të mbahej atë kohë.

“Unë jam i bindur se ura do të jetë e lirë për të gjithë, kjo do të ndodh në takimin e nesërm. Nuk jam ithtar i trazirave po i dialogut, por edhe dialogu e ka një përfundim”, kishte deklaruar Bahtiri më 21 qershor 2015.

Pas kësaj, i pari i Mitrovicës, në gusht të 2015-ës kishte deklaruar se ura do të lirohet më 15 tetor.

“Sapo është arritur marrëveshja për largimin e barrikadës mbi urën e Ibrit, e cila po quhet edhe ‘Parku i Paqes’. Ura do të jetë e lirë më 15 tetor”, pati thënë Bahtirit.

Ai madje më 2014, kur nisi të ndërtohej i ashtuquajtur “Parku i Paqes”, pat dhënë një ultimatum.

“Durimit i ka ardhur fundi. Kjo barrikadë duhet të hiqet sonte. Nëse jo, e shihni nesër”, ka thënë ai më 21 qershor 2014.

Ndërkaq, sot, lidhur me ndërtimin e murit, Agim Bahtiri deklaroi se “Mitrovica s’ka për t’u ndarë” dhe se “ky mur do të hiqet”.

Edhe ministrja, Edita Tahiri ka deklaruar se muri që po ndërtohet do të hiqet.

“Ndërtimi i këtij muri është një veprim ilegal dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për revitalizimin e urës së Ibrit dhe si i tillë do të ndalet dhe rrënohet. Koha e mureve ka kaluar, është kohë e lëvizjes së lirë dhe heqja e barrikadës nga ura e Ibrit i dha fund epokës famëkeqe të barrikadave. Ne nuk do lejojmë mure e barrikada të reja, sepse ato bien ndesh me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjen e Brukselit. Qeveria e Kosovës do të veproj me forcën e ligjit për të ndalur punimet në atë pjesë të qytetit si dhe për të rrënuar këtë mur”, ka deklaruar Tahiri, e cila sot tha se për këtë e ka mbështetjen e BE-së.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se sa do t’i realizojnë premtimet Agim Bahtiri e Edita Tahiri, pasi që deri më tash premtimet e tyre shumë shpesh kanë mbetur premtime boshe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori