LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Renault SCENIC vjen në Prishtina International Autoshow (Foto/Video)

Premierë: Renault SCENIC vjen në Prishtina International Autoshow (Foto/Video)

Gjenerata e parë e Scenic të Renault e lansuar në 1996 ka krijuar një klasë të re të veturave kompakte me një vëllim. Ndërsa tani, 20 vite më pas, modeli më i ri i Scenic vjen si premierë ekskluzive në Prishtina International Autoshow.

Edhe kësaj radhe, Renault e ka ri-definuar modelin e saj të ri të Scenic, të cilin e ofron për shitje në Kosovë përmes përfaqësuesit të saj zyrtar, AutoMita.


Me formë dhe ngjyrë të butë, Scenic reprezenton dominancë…

I riu SCENIC është një model shumë bashkëkohor me shumë qëllime, por edhe i mrekullueshëm që tërheqë blerësit jo vetëm për kënaqësinë që ofron në udhëtim, por edhe hapësirën dhe komoditetin që sjell për të gjithë udhëtarët.

Enterieri fenomenal…

Me dizajnin unik që nxjerr në pah përmasat e pazakonta të klasit të veturës, rrotat me diagonalen prej 20 inç në të gjitha versionet, si dhe pamjen e jashtme magjepsëse me dy ngjyra, i riu Renault SCENIC thyen normat e vendosura të krijimit të një veture në këtë kategori.

I shkëlqyer dhe komod për t’u drejtuar…

Besnik ndaj trashëgimisë, modeli i ri i SCENIC përmbush nevojat e familjeve. Modulariteti mbi të cilin e ka bazuar suksesin e brezave të mëparshëm, ka shkuar edhe një hap më tej për ta bërë vozitjen e përditshme të makinës edhe më e lehtë, ndër të tjera, me One Touch Folding, palosjen e ulëseve të pasme duke shtypur vetëm një buton.

Me sistemet e shumta për të ndihmuar drejtimin e veturës, Scenic është i vetmi minivan kompakt i pajisur me një sistem për frenim aktiv emergjent – AEBS, me njohjen e këmbësorëve si standart për secilin model, pavarësisht karakteristikave të zgjedhura nga blerësi.

Gjitha karakteristikat e SCENIC në videon zyrtare të kompanisë: