LAJMI I FUNDIT:

Premierë: Renault Koleos vjen në Prishtina International Autoshow (Foto)

Premierë: Renault Koleos vjen në Prishtina International Autoshow (Foto)

I prezantuar në Kinë në panairin e veturave në prill të 2016, i riu Renault Koleos përfaqëson ofertën e fundit të Renault për modelet e sofistikuara që vijnë me dizajn të veçantë dhe finesën e një SUV-je elegant.

Modeli i vërtetë i SUV në segmentin D karakterizohet nga të gjitha cilësitë që priten nga një makinë e kësaj klase, të cilës i është shtuar edhe ekspertiza e mirënjohur e Renault në rehati dhe komoditet.


Renault ka zgjedhur Paris Motor Show vitin e kaluar për premierën evropiane të modelit të ri të Koleos, dhe fillimin e shitjes në Evropë kompania franceze e ka paralajmëruar në Gjenevë, ngjarje në të cilën Koleos e pati rolin e një ylli të vërtetë të industrisë. Pas shfaqjes zyrtare në panairet më të mëdha botërore të makinave, Koleos tani ka premierën ekskluzive në tregun kosovar, në panairin e parë të veturave të reja Prishtina International Autoshow.

Koleos Initiale Paris ka një pamje të jashtme që është e mrekullueshme e cila karakterizohet kryesisht me dritat e përparme Full LED Pure Vision dhe ngjyrën Amethyste metalike të zezë, e cila ofrohet së bashku me tetë ngjyra të tjera nga oferta standarde, e përcjell edhe nga rrotat në diagonalen prej 19-inç me përpunim diamanti. Ka edhe ballinën e veçantë përpara nën logon e Renault dhe detaje tjera të veçanta dekorative në krahë dhe përpara.

Në modelin e ri të Koleos në versionin Initiale Paris kujdes të veçant i është kushtuar komoditetit në hapësirën e brendshme, kështu që kjo makinë luksoze në pajisjet e saj standarde përfshin, ndër të tjera edhe tapiceri lëkure Nappa për timonin, dorëzën dhe tabelën e instrumenteve.

Ulëset e përparme me ngrohje dhe ventilim me elektrikë të rregullueshme në gjashtë drejtime, me komanda të veçanta për ulësen e shoferit. Ka edhe etiketat e Initiale Paris në prag, rregullues dhe në krye të mbështetëseve të para.

Pajisje standarde është gjithashtu një kartë e veçantë për të menaxhuar veturën me duart e lira, ndërsa vetura ofron sistem të plotë për të ndihmën e drejtimit të veturës që përfshin një sistem të frenimit emergjent aktivë (AEBS), paralajmërimin e korsisë për dalje pa dashje (LDW), paralajmërimi i lejes së sigurisë (SDW), njohja e shenjës së trafikut me një shpejtësi maksimale të lejuar (TSR + ZPS), paralajmërimi për kënd të vdekur (BSW) sistem për paralajmërimit të lodhjes së shoferit, kamera për vozitje nga prapa, lëshim automatik të dritave të shkurtra dhe të gjata, sensor parkimi për para, mbrapa dhe pjesë anësore, dhe një sistem parkimi pa duar (Easy Park Assist). Ka edhe sistemin e mirënjohur multimedial R-Link 2 me ekranin vertikal prej 8.7-inç dhe audisistemin BOSE® me dëgjueset e avancuara.

Automita, përfaqësuesi ekskluziv i veturave të Renault do të prezantojë edhe dyshen dominante Clio dhe Captur, Megane, Scenic, Dacia (modelet e reja me marshin automatik) si dhe Nissan Micra dhe super-veturën Nissan GT-R. /Telegrafi/