LAJMI I FUNDIT:

Prej 21 nëntorit deri me 9 dhjetor, mbahet “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri

Prej 21 nëntorit deri me 9 dhjetor, mbahet “Java e Kulturës Shqiptare” në Austri

Me fillim nga data 21 nëntor deri me 9 dhjetor të këtij viti, në organizim të komunitetit shqiptar në Austri, mbahet “Java e Kulturës Shqiptare në Austri”.

Përmes këtyre organizimeve tentohet ruajtja e identitetit kombëtar dhe promovimi dhe ndërgjegjësimi i diasporës shqiptare mbi vlerat kulturore të shqiptarëve.


Në këto evente tentohet të përcjellët mesazhi se shqiptarët duhet të integrohen në të gjitha fushat e jetës. Çdo herë e më shumë synohet rritja e prezencës së austriakëve nëpër këto evente.

Ky projekt/organizim përmban gjithsejtë 12 projekte në vete, ku secili prej tyre ka rëndësinë e vet dhe pothuajse në secilën prej tyre angazhohen organizata të ndryshme shqiptare që veprojnë në Austri.

Këshilli Koordinues, si instanca më e lartë, që merret me koordinimin e të gjitha organizatave shqiptare në Austri, i ka ndërlidhur aktivitetet e shumë prej tyre në ombrellën e quajtur “Javët e Kulturës Shqiptare”.

Ky event, përveç Vjenës, do të mbahet edhe në disa qytete tjera në Austri.

Më poshtë mund t’i shihni tri eventet më kryesoret – për nga puna dhe organizimi dhe jo për nga rëndësia:

Java e kulturës – fillon me ekspozitën e titulluar “Lidhje me Origjinën”, të artistes Majlinda Kelmendi.

Ekspozita përbëhet nga një mori pikturash si dhe nga një video-instalacion, ku katër nga pikturat janë të punuara enksas për “Javët e Kulturës Shqiptare”.

Pasi që ekspozita është eventi i parë që organizohet gjatë “Javëve të Kulturës Shqiptare” në Austri, dhe kanë një rëndësi të veçantë, në hapjen e saj do të ketë edhe një gosti me pije dhe ushqime tradicionale. Pjesë më rëndësi është edhe performanca e grupit KÂ ZÂ, me muzikë të përzgjedhur qytetare shqiptare.

Vendi ku do të mbahet ky eveniment është: Quellenstrasse 149, 1100 Wien, Data: 21/11/2016, ora: 18:00.

Nata e filmit – Këshilli Koordinues në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë, organizon një Premierë Ekskluzive të një Filmi Shqiptar, në kuadër të kësaj jave.

Vendi i shfaqjes së filmit do të jetë: Bezirksvorstehung Wieden, Favoritenstrasse 18, 1040 Ëien, Data: 30/11/2016, e mërkurë, ora: 18:30.

Festa përmbyllëse – do të organizohet me datë 09 dhjetor 2016. Do të jetë mbrëmje e veçantë për të gjithë, pasiqë përfaqëson përfundimin e dymbëdhjetë netëve të “Javës të Kulturës Shqiptare”.

Për Festën Përmbyllëse – që ajo të jetë sa më e mirë – angazhohet i gjithë ekipi i Këshillit Koordinues, ku nuk do të mungoj edhe angazhimi i Ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, personalitete të njohur nga arti, kultura dhe biznesi.

Në fund do të shtrohet edhe një sofër me ushqime dhe pije tradicionale për të ftuarit. /Telegrafi/

java

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori