LAJMI I FUNDIT:

Pranga 32 vjeçarit që mashtronte me pronat

Pranga 32 vjeçarit që mashtronte me pronat

Mashtrimi me shitjen e apartamenteve ka shënuar këtë të diel të arrestuarin e radhës, një 32-vjeçar nga Tirana, pas denoncimit të një tjetër shtetaseje nga Tirana.

Bëhet fjalë për Engjull Bengasin, i cili dyshohet t’i ketë marrë një shumë prej 50 mijë eurosh “cash” dhe jo përmes veprimeve bankare, shtetases 38-vjeçare Q.M., me pretendimet se do t’i shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”.

I arrestuari, pasi ka marrë shumën e të hollave nuk ka respektuar marrëveshjen për dhënien e dy apartamenteve, por këto të fundit ua ka shitur personave të tjerë.

Tashmë, autori i këtij mashtrimi akuzohet për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “mashtrim e falsifikim dokumentesh”, në rastin konkret të kontratës, materialet për të cilat i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.