LAJMI I FUNDIT:

Prandelli: Do ta dyfishojmë Neymarin

Prandelli: Do ta dyfishojmë Neymarin

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka thënë se do t’iu japë instruksione lojtarëve të tij që ta dyfishojnë yllin e Brazilit, Neymarin. Ai gjithashtu ka shtuar se ekipi i tij nuk e ka ndërmend të mbrohet në gjysmëfushën e vet gjatë 90 minutave.

“Si me gjithë lojtarët e mëdhenj, është e pamundur t’i ndalesh me markim. Ne duhet t’i mbyllim hapësirat dhe ta dyfishojmë atë, sepse lojtarët si ai janë shumë të mirë në situatat një me një”, ka potencuar Prandelli.

“Unë nuk shoh ndonjë dallim të madh mes Neymarit dhe Mario Balotellit. Do të ishte interesante t’i shihja ata duke luajtur bashkë. Ne duhet të luajmë më guxim dhe ta fusim nën presion Brazilin”.


“Unë nuk dua të mendoj për t’u mbrojtur në gjysmëfushën tonë gjatë 90 minutave. Neve na duhet guximi dhe e dëshmuam në Gjenevë se mund t’i shkaktojmë probleme Brazilit”, theksoi ai. /Telegrafi/