LAJMI I FUNDIT:

Prandelli: Balotelli dhe El Shaarawy sulmuesit kryesorë

Prandelli: Balotelli dhe El Shaarawy sulmuesit kryesorë

Trajneri i Italisë, Cesare Prandelli, ka folur për rëndësinë që kanë për kombëtaren italiane dy futbollistët, Mario Balotelli dhe Stephan El Shaarawy.

Balotelli iu bashkua Milanit në fund të janarit dhe duket se ai së bashku me El Shaarawyn pritet të jenë sulmuesit kryesorë kombëtarez Azzure.

“Nuk më kujtohet një sulmues i dytë sikur El Shaarawy, dikush që i kontribon aq shumë ekipit edhe në mbrojtje. Balotelli duhet të bëhet fokusi jonë kryesor”.


“Ai nuk është sulmues klasik, ai është një sulmues modern që mund dhe duhet të shënojë sa herë ka raste”, ka potencuar Prandelli. /Telegrafi/