LAJMI I FUNDIT:

Praktikat për zgjedhjen e kryeparlamentarit që shmangin bllokadën institucionale

Praktikat për zgjedhjen e kryeparlamentarit që shmangin bllokadën institucionale

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk do duhej të shkaktonte bllokadë për krijimin e institucioneve të reja sikur të interpretohej drejtë Kushtetuta, apo sikur Kosova të adaptonte praktikën e ndonjërin prej shteteve të Evropës me rastin e zgjedhjes së kreut të parlamentit.

Jo më larg se në Shqipëri, ky problem nuk ekziston.

Atje, kandidati për kryetar të Kuvendit propozohet nga të paktën 15 deputetë.  Rregulli e përcakton që një deputet nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat.

Propozimi i cili duhet të  bëhet me shkrim, përmban nënshkrimet përkatëse dhe paraqitet në Sekretarinë e Përkohshme të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë, me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës se të gjithë anëtarëve te Kuvendit. Në rast se asnjë nga kandidatët nuk ka fituar shumicën e kërkuar, vijohet me një raund të dytë, ku votohet për dy kandidaturat që kanë marrë më shumë vota”, thuhet në Rregullorën e punës së Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe nga Shqipëria, bëhet e zgjedhja e kryetarit të Parlamentit në Maqedoni.

Por as në këtë shtet, procedura nuk lë hapësirë për bllokadë, nëse nuk futen në lojë inatet politike.

Në këtë shtet fqinj, parashihet që kandidatin për kryetar të Kuvendit mund ta propozojë Komisioni për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ose së paku 20 deputetë.

Edhe këtu, njëjtë si në Shqipëri, një deputet mund të jetë propozues  vetëm i një kandidati.

“Propozimet e kandidatëve për Kryetar të Kuvendit paraqiten me shkrim në seancën e Kuvendit dhe përmbajnë emrin dhe mbiemrin e kandidatit me të dhëna biografike dhe arsyetimin, si dhe emrat dhe mbiemrat e deputetëve të cilet paraqesin propozimin dhe nënshkrimet e tyre. Radhitja e kandidatëve për kryetar të Kuvendit përcaktohet sipas rendit alfabetik të mbiemrave të tyre”, thuhet në Rregullorën e punës së Kuvendit të Maqedonisë.

Problemin që po e ka Kosova në dy mandatet e fundit zgjedhore nuk do ta kishte sikur të merrte elemente nga Rregullorja e Bundestagut gjerman.

Në këtë shtet, zgjedhja e kryetarit bëhet përmes votimit të fshehtë.

Kryetar zgjedhet personi që merr votat e shumicës se deputetëve të Bundestagut.

“Nëse gjatë votimit te parë nuk merret shumica e votave, për votimin e dytë mund të propozohen kandidatë të rinj. Nëse edhe më tej nuk është marr shumica e votave të deputetëve të Bundestagut, mbahet një votim i tretë. Nëse në votimin e tretë është vetëm një kandidat, ai ose ajo zgjidhet nëse merr shumicën nga votat e hedhura. Kur ka disa kandidatë, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave shkojnë në votimin e tretë; zgjidhet personi që merr shumicën e votave. Ne rast të barazimit, Kryetari në cilesinë e kryesuesit me short bënë tërheqjen e emrit për të  vendosur se cili nga dy kandidatët do të zgjidhet”, thuhet në Rregullorën e punes së Bundestagut Gjerman.

Një procedurë fare të thjeshtë me rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit e ndjek edhe Portugalia.

Propozimet për kryetar të Kuvendit,  atje parashihen të nënshkruhen nga të paktën një e dhjeta, apo nga më së shumti një e pesta e të gjithë deputetëve.

Ato propozime i dorëzohen kryetarit në detyrë së paku dy orë para momentit kur bëhet zgjedhja.

Kryetar i Kuvendit zgjidhet kandidati që merr një shumicë absolute të votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës gjatë ushtrimit të plotë të mandatit të tyre.

Nëse asnjë kandidat nuk merr atë numër të votave, duhet që mënjeherë të mbahet votimi i dytë vetëm për dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave dhe që nuk i kanë tërhequr propozimet e tyre.

Nëse nuk zgjidhet asnjë kandidat, procesi fillon nga e para.

Të gjitha këto praktika janë shpjeguar nga vet Gjykata Kushtetuese e Kosovës kur është bërë vlerësimi i kushtetutshmerisë së Vendimit të votuar nga 83 deputetë për zgjedhjen e Isa Mustafës,  kryetar i Kuvendit, me 17 korrik 2014.

Kushtetuesja i ka dhënë të drejtën ekskluzive grupit më të madh që i ka fituar zgjedhjet, që ta propozoj kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke mos lënë hapësirë që këtë gjë ta bëjnë ata që e kanë shumicën në Kuvend.

Koalicioni PAN, si fitues i zgjedhjeve të qershorit nuk po arrin t’i sigurojw të paktën 61 deputetë që do ta votonin kandidatin për kryeparlamentar.

Pa u konstituar Kuvendi, nuk mund të votohet as kandidati për kryeministër.

Për rrjedhojë kemi bllokadë institucionale./AktivPress/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori