LAJMI I FUNDIT:

PPD: Do të punojmë për një Maqedoni të barabartë për të gjithë

PPD: Do të punojmë për një Maqedoni të barabartë për të gjithë
-->

Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD) e ka filluar fushatën e saj zgjedhore në Tetovë me moton ”Ballëlartë dhe me Dinjitet”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti merr pjesë në zgjedhje vetëm në njësinë zgjedhore 6. Në këtë takim me qytetarët, PPD-ja prezantoi kandidatët e saj, të udhëhequr nga Abdyladi Vejseli, kryetar i PPD-së.

PPD-ja zotohet se do t’i përkushtohet zhvillimit ekonomik, ndërkaq deklaruan se Maqedoninë do të bëjnë një shtet të barabartë për të gjithë. Edhe kandidatët tjerë, Beqir Beqiri, Jëlldëz Osmani dhe Muhamed Halili diskutuan para të pranishmive./Telegrafi/