LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita u përplasën edhe para ekspertit evorpian, Reinhard Priebe (Video)

Pozita dhe opozita u përplasën edhe para ekspertit evorpian, Reinhard Priebe (Video)

Para ekspertit evropian, Reinhard Priebe, dhe ekipit të tij pushteti dhe opozita shpalosën dy realitete të kundërta të gjendjes së institucioneve në vend. Pushteti akuzoi opozitën se po e bllokon emërimin e funksionarëve të lartë shtetëror, siç është rasti me prokurorin publik. Deputeti, Petre Shilegov theksoi se pa u liruar gjyqësia nga “kthetrat” e pushtetit të mëparshëm nuk mund të rriten standardet e Komisionit për emërime në Kuvend, kompetent për emërimin e shumë funksionarëve të rëndësishëm.

”Pozita që ne e mbajtëm si LSDM dhe unë si anëtar i LSDM-së në atë Komision është se në momentin kur do të arrijmë konsensus të përgjithshëm politik midis aktorëve kryesor në Kuvend për ndërrimin e Prokurorit shtetëror Publik dhe për rizgjedhje të përgjithshme në gjyqësi, ashtu si dhe në momentin kur VMRO DPMNE-ja do të vendosë të funksionojë në ambient demokratik, në kuptim të një, në vend të dhjetë grupeve parlamentare, në atë moment do të mund të flasim për implementim të plotë dhe rritje të standardeve në punën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime”, tha Petre Shilegov, LSDM.


Opozita nga ana tjetër, akuzoi partinë në pushtet se po shkel premtimet parazgjedhore. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski tha se partia zgjodhi sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, drejtorin e agjencionit shtetëror për administratë pa zbatuar parimin e meritokracisë, transparencës dhe pa shpallje publike.

”Duam që secila procedurë që udhëhiqet përmes Kuvendit dhe Qeverisë për emërimin e cilitdo person të jetë me standard, me kriter dhe të jetë transparent në mënyrë që secili qytetar të mund të konkurrojë. (8:52-9:11) Ky ishte komunikimi me zotin Pribe, ai ishte në linjë se Kuvendi duhet t’i rrisë standardet dhe kriteret për këto procedura. Shpresojmë se në bazë të rekomandimeve të tij dhe vlerësimeve tona, sepse edhe në këtë Kuvend ka njerëz me shumë përvojë, do të mundohemi të punojmë në atë drejtim në periudhën e ardhshme”, tha Ilija Dimovski, OBRM-PDUKM.

Eksperti Priebe po inspekton punën e institucioneve shtetërore. Me ekipin e tij, ai një ditë më parë morri pjesë në Komisionin parlamentar për mbikqyrjen e punës së DSK-së, Agjencisë së Inteligjencës dhe Komisionit për monitorimin e masave të veçanta hetuese./Alsat-M/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori