Viti 2014 për Kosovën dhe Shqipërinë shënon një etapë më ndryshe të miqësisë dhe bashkëpunimit. Kjo pasi që Kosova dhe Shqipëria nisën takimin e parë të përbashkët të të dyja qeverive, i cili u mbajt në Prizren.
Një vit pas takimi i dytë u zhvendos në Tiranë, për të vazhduar kështu takimin e tretë sërish në Prishtinë.
Të tri këto takime prodhuan hiç më pak se 28 marrëveshje të përbashkëta Kosovë-Shqipëri, në shumë fusha, me theks të veçantë në ekonomi. Por, përveç që vlerësohet se prodhuan efekte jo të pakta pozitive, po thuajse, të gjithë bashkëbiseduesit e Speciale të RTV21 pajtohen se mungon zbatimi i marrëveshjeve në praktikë.
Sipas Elmi Reçicës, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme (PDK) takimet janë të radha dhe zbatimi i marrëveshjeve nuk ka ecur ashtu siç është planifikuar.
Anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca, ka thënë se të gjitha institucionet e Kosovës me seriozitetin më të madh po i qasen raporteve me Republikën e Shqipërisë, duke e konsideruar atë jo vetëm si partner ekonomik, por edhe si një vend strategjikë.
Por, anëtarë të komisioneve parlamentare nga opozita që bëjnë analiza për zbatim të marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri janë edhe më kritikë se pothuajse të gjitha marrëveshjet kanë shënuar ngecje në zbatim dhe nuk ua kanë pa, siç thonë, hairin qytetarët e Kosovës. Opozitarët shkojnë aq larg sa thonë se këto takime u bënë sa për sy e faqe dhe sa për të bërë foto.
Për anëtarin e Komisionit për Punë të Jashtme, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, marrëveshjet Kosovë – Shqipëri nuk kanë pasur fare efekt. Ai thotë se takimet kanë ndodhë vetëm sa për t’u dukur në media, ndërsa diçka konkrete apo ndonjë implementim të marrëveshjeve që shkon në dobi të dy palëve, nuk ka pasur, shkruan rtv21.tv
Takimet e tilla me një kompozitat ndërmjet dy qeverive, janë përdorur nga akterët në Qeveri, tha anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga radhët e Nismës, Enver Hoti.
Sipas tij, bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri, duhet të jetë i përhershëm dhe të gjitha marrëveshjet do të duhej të zbatoheshin.
Ndërkaq, Shqipe Pantina, anëtare e dy komisioneve parlamentare, atij për Administratë Publike dhe për Buxhet e Financa, nuk i mohoi efektet pozitive të takimeve të dy qeverive Kosovë – Shqipëri.
Pantina ka treguar se ajo ka shtruar kërkesë në Komisionin për Administratë Publike, që të identifikohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara, që bien në fushëveprimin e këtij komisioni dhe së bashku me komisionin përkatës të Kuvendit të Shqipërisë, të fillojë monitorimi i zbatimit të tyre.
Por, se ka sfida në shumë çështje e thonë edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ministri kjo që ka nënshkruar disa marrëveshje me Shqipërinë.
Sekretari i Përgjithshëm në MTI, Agron Maxhuni tha se problemet me Shqipërinë po paraqiten në sektorin e pijeve dhe ushqimit.
Pavarësisht, nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh, eksportuesit kosovarë vazhdojnë të kenë probleme në Shqipëri. Madje, nuk është arritur të eliminohen siç thuhet, problemet më të vogla teknike, qoftë çështja e një udhëzimi administrativ.
Ndër gjërat më pozitive që pret dritën e gjelbër në takimin e radhës Kosovë-Shqipëri po shihet vendosja e doganës së Kosovës në portin e Durrësit. Por, sa i përket turizmit, kosovarët vazhdojnë t’i sjellin Shqipërisë miliona euro, sidomos duke i kaluar pushimet në bregdetet atje, por, ndryshe veprojnë shqiptarët e Shqipërisë kur është në pyetje turizmi. Frekuentojnë shumë më pak pikat turistike në vendin tonë dhe vlerësohet se bëjnë shumë pak ekskursione në Kosovë se sa që bëjnë kosovarët në Shqipëri.
Por, në aspektin diplomatik, ç ‘risi sollën marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, shpjegon kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme, Elmi Reçica. Ai e sheh si shumë të nevojshme që Kosova të jetë pjesë e nismave rajonale, ku Shqipëria zë një vend të rëndësishëm
Sipas Reçicës, politika e jashtme e të dyja vendeve nuk dallon fare dhe do të duhej vërtet në këtë politikë të veprohej në formën më unike.
Maxhuni ka treguar se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e interesuar që të mos ndaloj së nënshkruari marrëveshje në takimet e radhës ndërmjet të dyja qeverive Shqiptare. Në takimin e radhës ka dhënë propozime konkrete se çfarë marrëveshje duhet nënshkruar.
Por, pse u anulua data e mbajtjes së takimit të radhës Kosovë-Shqipëri e konfirmon vetë kryeministri Isa Mustafa, si një ndër personazhet kryesore të këtij takimi.
“Unë jam i kënaqur me implementimin e marrëveshjeve me Shqipërinë, ne po punojmë në mënyrë të pandërprerë që këto marrëveshje të implementohen. Ne po punojmë edhe për marrëveshje të reja, i kemi dhënë pak vetit kohë që marrëveshjet të cilat po përgatiten, të përgatiten në mënyrën e duhur dhe pastaj të gjejmë një kohë më të mirë të mbajtjes së takimeve të përbashkëta”, ka thënë Mustafa.
Ditë më parë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka bërë të ditur se në takimin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të flitet kryesisht për shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje do të trajtohen një varg çështjesh, por temë kryesore do të jetë shkëmbimi tregtar. Ai ka mohuar se do të diskutohet për bashkimin tregtar. Por, edhe ambasadori Minxhozi e ka parë si tejet të rëndësishme dhe me më shumë prioritet, që në këtë takim do të flitet, për hapjen e një pike doganore të Kosovës në portin e Durrësit./21Media/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi