LAJMI I FUNDIT:

“Pozhegu Brothers” jep donacione për “SOS Fshatrat e Fëmijëve”

“Pozhegu Brothers” jep donacione për “SOS Fshatrat e Fëmijëve”

Organizatës jo qeveritare “SOS Fshatrat e Fëmijëve” në Kosovë, përkrahet maksimalisht nga bizneset vendore, ku një ndër to është kompania e ndërtimeve “Pozhegu Brothers”.

Në mes kësaj organizate dhe kompanisë “Pozhegu Brothers”, është lidhur një marrëveshje për të cilën kompania në fjalë jep donacion në vlerë prej 1450 euro.


Drejtori i “Pozhegu Brothers”, Qemajl Pozhegu, ka potencuar se kompania që ai drejton ka një marrëveshje që nga viti 2016, me “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, për t’ju dalë në ndihmë këtyre të fundit.

“Vlera e donacionit është 1450 euro. Ndihemi të lumtur që ju ndihmojnë fëmijëve të cilët janë pa përkrahje. Premtojmë se një gjë të tillë do ta bëjmë edhe në të ardhmën”, theksoi ai.

Megjithatë, Pozhegu tregon se kompania që e drejton ai, nuk është ndalur vetëm te dhurimi i donacioneve në “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, por edhe në donacione tjera të karakterit të përfituesve publik, si dhe personave në nevojë.

“Donacioni i dhënë për festë të Fitër Bajramit – në bashkëpunim me Kryqin e Kuq te Kosovës – në vlerë prej 1 mijë e 967 euro, shpërndahet në të mira materiale, ushqimore dhe veshmbathje. Donacion tjetër: mbjellja e drunjve dekorativ në rrugën për Qafë Morinë. Më pastaj donacioni për komunitetin në vlerë prej 2 mijë e 450 euro. Donacioni tjetër lidhet me Universitetin Amerikan (AUK) trajnimi i studentëve (marrëveshje memorandumi). Dhe në fund donacioni për “SOS Fshatin” – 1450 donacion i dhënë dhe blerje e pikturave për stimulim”, tregoi ai.

Në mes tjerash, Pozhegu njofton se kompania ka planifikuar që të vazhdojë me mbështetje për dhënien e donacioneve edhe në vazhdim, si në projketet e reja të cilat klasifikohen si projekte të komunitetit apo të përfituesve publik.

Nga ana tjetër, Albana Zogu, përgjegjëse për mbledhje të fondeve, është shprehur e kënaqur që kjo kompani i ka dalë në ndihmë “SOS Fshatrave të Fëmijeve”.

“Donacionet si ky i kompanisë “Pozhegu Brothers”, mundësojnë që ne të ofrojmë përkujdesje cilësore për fëmijët e braktisur dhe pa përkujdesje prindërore. Ne shpresojmë që bashkëpunimi me “Pozhegu Brothers”, të vazhdojë edhe në të ardhmen, njëkohësisht ftojmë edhe kompanitë tjera që të jenë pjesë e misionit të organizatës tonë, dhe të përkrahin organizatën tonë, gjegjësishtë fëmijët e braktisur dhe pa përkujdesje prindërore”, deklaron ajo.

Aktualisht, “SOS Fshatrat e Fëmijëve” ofrojnë përkujdesje për 78 fëmijë të braktisur dhe pa përkujdesje prindërore, ndërsa punohet që të parandalohet braktisja e rreth 600 fëmijëve tjerë të cilët janë në rrezik të braktisjes në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Graçanicë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori