LAJMI I FUNDIT:

“Positerapia në Mjekësinë Moderne” dhe vlerat kurative të ujit Glina

“Positerapia në Mjekësinë Moderne” dhe vlerat kurative të ujit Glina

Në Tiranë më datë 20 shkurt u zhvillua konferenca e 2-të mjeko-shkencore “Positerapia në Mjeksinë Moderne”organizuar nga Shoqata e Urologëve të Shqipërisë.

Në këtë konferencë, Prof. Dr. Flamur Tartari (Kryetar i Shoqatës së Urologëve), Prof. Dr.Adriana Babameto dhe DSM (Doktor i Shkencave Mjekësore) Dr. Thanas Naçi trajtuan temat si gjendja e urolitiazës në Shqipëri, positerapia ne aparatin gastrointestinal, positerapia në aparatin urinar në mjekimin e gurëve dhe në inflamacionin e aparatit urinar si dhe rezultatet e përdorimit të ujit mineral natyral Glina si mënyrë alternative për parandalimin dhe kurimin e këtyre sëmundjeve, duke u bazuar në studimet e kryera për këtë ujë ndër vite. Pjesëmarrës në konferencë ishin mjekë urologë, nefrologë, gastroentorologë dhe kirurgë. Shumë interes ngjallën faktet historike rreth ujit Glina, për të cilin janë bërë ndër vite edhe tema disertacionesh në nivel doktorature nga mjekë të njohur Përparim Tepelena, Munir Karagjozi, Rexhep Bregu dhe Flora Mandro. Me vlerë janë edhe shumë mjekë të njohur si Shaban Malaj, Xhelal Dëzhgiu, Arbër Neziri, Avni Fetau, Sabri Tmadha, Vangjel Zhapa, Telemak Laboviti, Tasim Karagjozi, Mihal Buda dhe Apollon Gjebrea të cilët këshillonin përdorimin e këtij uji për të sëmurët me sëmundje urinare dhe gastroentorologjike duke patur parasysh ndikimin pozitiv të tij në metabolizmin e njeriut, por i vetmi disertacion klinik është i DSM (Doktor i Shkencave Mjekesore) Dr. Thanas Naçit.

"Positerapia në Mjekësinë Moderne"

Kronika mbi konferencën e zhvilluar më datë 20 shkurt e cila u transmetua në TV Klan, Vizion + dhe News24. #UjëKurativGlina

Posted by Glina on Donnerstag, 23. Februar 2017

Rezultatet e studimit 40 vjeçar me 15,000 të sëmurë që frekuentonin kurortin terapeutik në fshatin Glinë, i cili shfrytëzonte si të vetmin mjekim për ata ujin mineral natyral të Glinës, u prezantuan në konferencë nga DSM (Doktor i Shkencave Mjekesore) Dr. Thanas Naçi, i cili është dhe autori i librit ‘Uji mineral i Glinës, mrekulli e vërtetë e natyrës’. Ky libër që shpjegon te gjitha vlerat kurative të ujit mineral të Glinës në një gamë sëmundjesh, por edhe mënyrat e përdorimit nga konsumatorët, që nga muaji mars mund të gjendet në çdo librari.

Në konferencë u kërkua nga disa folës edhe mundësia e rihapjes së kurortit në Glinë të Gjirokastrës, si një mundësi e kurimit alternativ për sëmundjet e aparatit urinar, gastrointestinal si dhe urolitiazë sepse Glina është i vetmi uji mineral në Shqipëri për të cilin është bërë një studim i tillë.