LAJMI I FUNDIT:

Portal Concept nga Chrysler, mund të hyjë në prodhim gjatë vitit të ardhshëm (Foto)

Portal Concept nga Chrysler, mund të hyjë në prodhim gjatë vitit të ardhshëm (Foto)

Prodhuesi amerikan i makinave, me modelin Portal Concept pretendon se do ta revolucionarizojë mënyrën e transportit familjar.

Me pamje shumë më ndryshe nga modelet që janë në treg, ky EV vozitet vet dhe jep hapësirë të madhe për udhëtarë dhe bagazhe, transmeton Telegrafi.


Me dyert që hapen duke rrëshqitur në binarë, komandave të ndryshme me zë dhe teknologjisë së lartë, thuhet se kjo makinë do të hyjë në prodhim gjatë vitit të vjen.

Chrysler njofton se vetura, që do të jetë gjenerata e pestë e kompanisë, është e bazuar në mini-furgonin Pacifica, porse do të punojë në tërësi me rrymë.

Nuk dihet nëse do të hyjë në prodhim në formën që është shfaqur, apo mund të kemi një makinë tjetër elektrike që mban emrin e njëjtë. /Telegrafi/