LAJMI I FUNDIT:

Porsche sfidon makinat Tesla me këtë Cayenne Coupe (Foto)

Porsche sfidon makinat Tesla me këtë Cayenne Coupe (Foto)

Me anë të kësaj veture që e ka bazën sikur Panamera, kompania nga Gjermani është duke bërë përpjekje që të hyjë në tregun e makinave SUV.

Mirëpo, nuk kemi të bëjmë vetëm me një Cayenne Coupe që ka katër dyer, por edhe me një veçanti tjetër, transmeton Telegrafi.


Fotografët që ia kanë dalë ta fotografojnë nga afër derisa ishte duke u testuar në borë, kanë vërejtur se vetura nuk po e lëshon asnjë zhurmë.

Në këtë formë, dyshohet se është një makinë elektrike, e cila pos mënyrës që shpenzimit është edhe konkurrente me këto makina.

Duke marrë parasysh se Tesla i ka veturat më të mira EV deri më tani, mediat që merren me automobilizëm raportojnë se Porsche po punon në këtë Cayenne për të sfiduar modelet e kësaj kompanie. /Telegrafi/