LAJMI I FUNDIT:

Porsche Cayman CT4 dhurohet për disa veprimtari ndihmuese (Foto)

Porsche Cayman CT4 dhurohet për disa veprimtari ndihmuese (Foto)

Prodhuesi gjerman Porsche, ka prodhuar vetëm 2,500 njësi të modelit Cayman CT4 dhe njërin prej tyre e ka dhuruar për bamirësi.

Me këtë rast, super-makina do të shfrytëzohet për mbrojtjen e rendit dhe emergjenca të ndryshme, që kanë të bëjnë me shëndetësi, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, pjesën më të madhe të kohës, do të shfrytëzohet për t’i ndihmuar shoferët e veturave të shpejta, që të mësohen në ngasjen e tyre nën vëzhgimin e instruktorit.

“Ka shumë pronarë të super-veturave, që kanë aftësi të dobëta në vozitje dhe asnjë kompani nuk iu japë orë shtesë”, është thënë lidhur me rastin.

Ky Cayman që kushton afro 80 mijë euro, do të vizitojë edhe shkolla dhe institucione tjera, për të demonstruar shpejtësinë. /Telegrafi/