LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Marrëveshja me Bullgarinë duhet të korrigjohet në pjesën ku flitet për interesat kombëtare

Poposki: Marrëveshja me Bullgarinë duhet të korrigjohet në pjesën ku flitet për interesat kombëtare

Deputeti, Nikolla Poposki nga OBRM-PDUKM dhe njëherit ish-ministër i MPJ-së, sot ka dhënë një deklaratë për Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që të merr mbështetje nga partia e tij në Kuvend patjetër duhet të bëhen korrigjime në pjesën e interesave kombëtare të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kjo marrëveshje tërësisht i përmbush interesat bullgare dhe nuk ka dilema ndaj saj dhe ne nuk duhet të kemi ndjenjë negative ndaj saj, sepse është legjitime që Qeveria bullgare të luftojë për interesat shtetërore. Është e nevojshme që edhe ana e Maqedonisë të veprojë përmendjen e popullit, gjuhës maqedonase, jo relativizim dhe në mënyrë të qartë të definohen këto aspekte me qëllim dhe ne duhet të ndjehemi më komod’, ka theksuar Poposki në konferencën për shtyp të Kuvendit.

Ai ka shtuar se asnjëra nga këto propozimet, nuk rrënim ose dëm për anën e maqedonasve, por ka vetëm afirmim edhe për qytetarët e RM-së që të ndjehen komod me një marrëveshje të tillë.

Poposki ka thënë se Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për të vepruar në mënyrë korrekte në marrëveshje dhe jo dikush të krijojë eufori drejt rrugës së BE-së, njofton AIM.

Ndër të tjera, ai ka përfunduar konferencën me fjalët se Qeveria e Maqedonisë nuk duhet të ketë asnjë arsye për të qenë e turpëruar, por duhet të guxojë për t’i bashkëndarë dhe të veprojë mbi marrëveshjet e tilla.

Përndryshe Marrëveshja Maqedoni-Bullgari për fqinjësi të mirë duhet të nënshkruhet më një gusht nga ana e kryeministri Zaev dhe Borisov. /Telegrafi/