LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Ballkani ka nevojë për qasje të ndershme ndaj BE-së

Poposki: Ballkani ka nevojë për qasje të ndershme ndaj BE-së

Zv.kryetari në qeverinë teknike dhe njëherit edhe ministër i punëve të jashtme në Maqedoni, Nikolla Poposki, ka marrë pjesë në takimin mes ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, që me iniciativë të ministrit të jashtëm italian u mbajt në Romë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poposki tha se shumica e vendeve në Ballkan janë alergjik nga propozimet për treg të përbashkët ballkanik.

“Ne duhet të bindim se jemi kuadro për anëtarësim në BE, së bashku me 28 anëtaret tjera të NATO-s. Vendet e Ballkanit kanë nevojë për qasje të ndershme ndaj BE-së”, deklaroi Poposki.

Në fokus të bisedimeve në Romë ishte edhe bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/