LAJMI I FUNDIT:

‘Popai i vërtetë’ është alergjik në spinaq

‘Popai i vërtetë’ është alergjik në spinaq

Moustafa Ismail, i cili ka marrë nofkën Popai për shkak të muskujve të tij, është alergjik në spinaq.

Egjiptiani në vitin e kaluar ka hyrë në librin e rekordeve Guinness, si njeriu me bicepse më të mëdha në botë.

Mirëpo, për dallim nga karakteri i animuar ‘Popeye the Sailor’, i cili bëhet i fuqishëm kur konsumon spinaq, Moustafa sëmuret në rast se e bën të njëjtën gjë.


“Jam egjiptiani i parë që kam hyrë në librin e rekordeve Guinnes”, ka thënë ai duke shtuar se në vendlindjen e Moustafait të gjithë janë krenuar me arritjen e tij. /Telegrafi/