LAJMI I FUNDIT:

“Politikat ekonomike të Qeverisë, ndikuan në uljen e normave të interesit”

“Politikat ekonomike të Qeverisë, ndikuan në uljen e normave të interesit”

Sokol Havolli – këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa – ka theksuar se që nga janari i vitit 2015, janë në rënie normat e interesit.

“Përveç stabilitetit makroekonomik, fiskal dhe financiar, themelimi i fondit për garantimin e kredive, falja e borxheve e shumë politika të tjera, kanë reflektuar në këtë ulje. Po ashtu, lëndët e raporteve huamarrëse në sistemin e drejtësisë kanë një procedim shumë më të shpejtë dhe në interes të përgjithshëm të ekonomisë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.


Havolli ka thënë se normat e interesit përcaktohen nga shumë faktorë, ndër ta “kërkesa dhe oferta për kredi, siguria e kredimarrësve, instrumentet për realizim të kolateralit në rast të dështimit të pagesës, gjendja e përgjithshme ekonomike në vend, e shumë të tjera”.

“Sot, fillimi i një biznesi është shumë më i lehtë kur merret parasysh kostoja e financimi, që dikur ka qenë barriera kryesore e raportuar nga bizneset. Po ashtu, në foton 2 shihet se edhe për sektorët prioritar, si bujqësia, financimi është më i lirë. Politikat përkrahëse po ashtu kanë siguruar kontinuitet në financim”, ka shkruar ai. /Telegrafi/