LAJMI I FUNDIT:

Politikanë, merreni shembull Sumën!

Politikanë, merreni shembull Sumën!

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është një shembull i vetmuar i një politikani, i cili nuk ka ardhur në pushtet për të vjedhur, ka vlerësuar drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së, Behxhet Shala, në një prononcim për Telegrafin. Ndërsa, drejtori i Organizatës “Çohu”, Avni Zogiani vlerëson se Suma deri tash është lënë në hije nga mediat dhe shoqëria, duke i shërbyer kështu bosëve të politikës aktuale, të cilët janë të interesuar që të dekurajojnë personat që angazhohen për të mirën e qytetarëve.

Behxhet Shala ka vlerësuar se skena politike e Kosovës ka nevojë për politikanë jo të përfshirë në aktivitete kriminale, por në rrethanat aktuale ky është një mision i pamundur.

“Sot është trend që njerëzit të hyjnë në politikë duke pasur synimin për t’u pasuruar. Kjo është bërë një epidemi e gjithanshme në të krejt skenën politike. Do të duhet kohë që klani i politikanëve aktualë të tërhiqet, një pjesë ndoshta duke u përballur me drejtësinë”, ka thënë Shala për Telegrafin.

Shala ka vlerësuar se Rufki Suma duhet të shërbejë si model për të rinjtë që synojnë të futen në politikë, por që ndoshta ndihen se janë të ngulfatur nga brezi i politikanëve të vjetër të korruptuar.

“Suma arriti që të zgjidhej me shumicë absolute pa u mbështetur të ndonjë parti politike, pa bërë fushatë, pa i shpenzuar fondet publike, të cilat nuk i shfrytëzon edhe tash. Ai ka bërë punë të mëdha për të mirën e qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe faktin se ka arritur që Hanit të Elezit t’ia heqë emrin e gjeneralit famëkeq Jankovic”, ka thënë Shala.

Ndërsa, Avni Zogiani vlerëson se ka shumë nevojë që Sumës t’i jepet më shumë hapësirë në media, në mënyrë që të shërbejë si model se si një politikan i vendit arrin që të punojë me përkushtim për qytetarët.

“Në media tona, është shumë e zakonshme që të raportohet për një kryetar të një qyteti evropian që shkon në punë me autobus apo me biçikletë, duke e trumbetuar si shembull të modestisë. Por, deri më tash, në media, në shoqërinë tonë përgjithësisht pak është përmendur shembulli i kryetarit të Hanit të Elezit”, ka thënë Zogiani për Telegrafin.

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma është vlerësuar si model i një politikani të pakorruptuar. Kartela e tij në vlerë prej tremijë euro, vazhdon të mos jetë e shfrytëzuar, pasi që Suma deklaron se nuk do ta shpenzojë buxhetin publik për nevoja personale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori