LAJMI I FUNDIT:

Policja iu konfiskoi vajzave lulet që i mblodhën në park (Video)

Policja iu konfiskoi vajzave lulet që i mblodhën në park (Video)

David Taylor nga Nottingham i Anglisë, është ndaluar nga një police e paemëruar, sepse vajzat e tij kishin mbledhur lule në park.

Burri 31-vjeçar ka kërkuar nga zyrtarja që ta falë, mirëpo ajo ia ka konfiskuar Rosemary dhe Emily bimët e verdha, që po ia dërgonin gjyshes dhe nënës, transmeton Telegrafi.


Megjithëse, motrat mbetën të mërzitura, mbrojtësja e rendit vazhdoi punën duke e konsideruar veprimin e tyre si kriminal.

“Nënshkroi dokument dhe më trajtoi sikur të kisha lejuar ndonjë akt vandal. Janë vetëm disa lule, që i këputën nga parku publik, jo nga kopshti privat”, ka thënë Taylor lidhur me rastin.

Në anën tjetër, megjithëse me ligj ndalohet këputja e luleve, qoftë edhe në parqe, nuk thuhet nëse lejohet konfiskimi i tyre apo ndonjë dënim i mundshëm. /Telegrafi/